• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja për sanitaren e “Shefqet Ndroqit” / Zhvaste edhe të afërmin e të ndjerës, denoncuesja kërkon mbrojtje

by A R
14/01/2021 21:40
NE FOTO: TIRE ALLDERVISHI

NE FOTO: TIRE ALLDERVISHI

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”. Kryeministri Rama reagoi për rastin, duke përgëzuar investigimin e emisionit “Stop” duke thënë se ishte një ngjarje e turpshme dhe e veçuar, “pasi çdo pyll ka derrat e vet”. Ky reagim u përshëndet edhe nga drejtuesit e emisionit “Stop”, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj. Kodra tha ndër të tjera se si Tire Alldervishi nuk janë të gjithë bluzat e bardha sepse ndër to ka edhe heronj.

“Sikurse me shumë sinqeritet dua që të të mbështes në një element të vetëm për atë që kemi thënë në të gjithë elementet tona që absolutisht nuk përfshijmë të gjithë stafin e mjekëve dhe infermierëve që punojnë dhe janë heronj. Një duartrokitje shumë të madhe, për ata mjekë, infermierë, sanitarë që punojnë me vetëmohim, me devotshmëri, me dashuri, me betimin e Hipokratit në bazë”, tha Kodra.

Nga ana tjetër, “Stop” publikoi mbrëmjen e kësaj të enjte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit ,Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55-vjeçare, prej ditësh mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik.

Vajza e të ndjerës ka treguar se çfarë ka ndodhur pas publikimit të ngjarjes. Ajo u shpreh se ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak se është kërcënuar nga i biri i Tire Alldervishit.

“Që në momentin e parë që kam dalë tek “Stopi”, atë natë kam vajtur tek rajoni 1, kam kërkuar urdhër mbrojtje duke qenë se para pak kohësh, para se mami të ndërronte jetë, kam bërë një telefonatë me numrin e Tires, e ka hapur i biri dhe më ka bërë kërcënim ndaj telefonit. Më ka thënë ‘mbaje mend mirë kur vjen në Sanatorium sepse mund të kthehesh ndryshe’. Ky ishte një lloj kërcënimi për mua se jam dhe një femër. Një mashkull nuk mund të ofendojë apo të flasë në atë mënyrë. Unë e marr në mënyrë kërcënimi. Pas kësaj më kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë. Atje kam dhënë deklaratën time, të gjithë çështjen, nga momenti i parë i shtrimit të mamit në spital deri në fund nga ndarja e jetës së saj. Kam dhe shumë fakte të reja që për Tiren nuk dihen. Në moment që isha atje, policia bën arrestin pas “Stopit”. Vjen e shoqëruar në Drejtorinë e Policisë nga bashkëshorti dhe e bija. E bija bërtiste duke mos pranuar faktin që e ëma ka bërë gjithë këtë skemë. Ndërkohë unë kam ruajtur qetësinë time, që as vetë nuk e prisja të isha kaq e qetë, por ndoqa anën e ligjit”, tha ajo.

Vajza të ndjerës tregoi se çfarë ka ndodhur më tej duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se sanitarja nuk mjaftohej me paratë, që i zhvaste asaj.

E reja tregon, se Alldervishi i merrte para dhe kushëririt të saj, që punon në një market pranë Sanatoriumit.

Avokatët kanë treguar se do të tregojnë një panoramë tjetër të situatës. Ka një panoramë që nuk e dimë?

“Panorama tjetër që mbase nuk dihet, çdo gjë që është treguar është me fakte dhe nuk është me fjalë. Është video e “Stop”. Ajo ka pohuar çdo gjë ndaj meje, edhe shumë e lekëve. Ka përmendur edhe emrat që mua më vjen keq, nuk kam pasur asgjë personale. Në ato emra që janë përmendur, një ndër to është edhe Bona, kam mesazhet e Bonës që mua më thotë, “Ani, mami të jetë mirë, punën e bëj me kënaqësi. Me vjen keq që e ka përdorur shumë si emër”.

Më thatë pak më parë se përveç parave që ju ka kërkuar nuk është mjaftuar, ju ka kërkuar para dhe dikujt tjetër nga rrethi i të afërmve tuaj.

“Po. Kushëriri im punon në një Big Market dhe ngjitur me të ka fruta perime. Zonja jetonte në lagje. Ka qenë mbase klientë në atë lagje. Mbase ikte nga unë dhe merrte shumë e lekëve, këtë unë e vërtetoj me fakte, shkonte te kushëriri im merrte 30, 40, 50 nga ana ime kjo personalisht. Shkonte dhe i thoshte kushëririt “shiko se çfarë më ka dhënë Ani. Unë po bëj të pamundurën”. Kushëriri im duke u ndjerë në faj, i jepte dhe ai. Ka ndodhur shumë herë që ka bërë pagesa edhe kushëriri im. Ka bërë ankesat e veta, ka marrë lekët dhe ka ikur. Nuk mjaftohej vetëm me pjesën time. Për këtë mund të bëjë deklaratë dhe kushëriri im. Kemi dhe fakte që ka vajtur në orarin që linte punën, shkonte te dyqani kushëririt, merrte lekët dhe ikte”.

/a.r

Next Post
Gjin Gjoni kandidat i PD? Kim: Paralajmërim! Kryetarët e partive do mbajnë përgjegjësi për emrat! Mos i fyeni votuesit

"Korrupsioni minon arritjet e deritanishme", Kim: Nuk mjafton vetëm ndëshkimi dhe turpi, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro zbret në 93.88 lekë! Fluksi i lartë i turistëve forcon monedhën tonë

July 4, 2026
I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

I mori jetën kamarierit, reagon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje

July 4, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, do të ketë padi ndaj avokatit nëse…

July 4, 2026
Qeveria që “merret me 300 flamingo të Mamurrasit dhe Bushatit”

Rreziku është se sheshi ka shumë grupe, por vetëm një gjuhë

July 4, 2026
“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

“Bojkotoni koncertin”, Aurela Gaçe reagon pas linçimit nga protestuesit: Dyshoj se janë të pastra qëllimet tuaja…

July 4, 2026
“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

“Kuvendi Qytetar” i protestës del me deklaratë: Asnjë negociatë me Edi Ramën

July 4, 2026
VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

VIDEO / Ndodh në Prishtinë! Flamuri amerikan ngrihet në oborrin e xhamisë

July 4, 2026
Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

Kopja e rrallë e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-ve zbulohet në Britani

July 4, 2026
Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

July 4, 2026
Militantët molotov drejt Xhamisë së Namazgjasë, Bardhi akuza policisë: Hodhët gaz lotsjellës, u penguan besimtarët të kryenin ritet pas iftarit

Bardhi: Të hetohen pretendimet për dhunë ndaj protestuesit të ndaluar

July 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In