Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e regjisorit Rob Reiner dhe bashkëshortes së tij, Michele. Sipas TMZ, ata janë therur për vdekje nga një anëtar i familjes gjatë një debati të nxehur në shtëpi që pasoi me vdekjen e tyre.
Është e paqartë se çfarë e shkaktoi sherrin e së dielës në vilën e tyre në Brentwood, por njëra nga vajzat i gjeti prindërit të vdekur dhe i tha policisë se i kishte vrarë një familjar.
Sipas People, djali i çiftit, Nick, po merret në pyetje lidhur me ngjarjen.
Burimet e mediave të huaja thonë se sipas vajzës, familjari “duhet të jetë i dyshuar” sepse është “i rrezikshëm.”
Rob, 78 vjeç dhe Michele, 68 vjeçe, pësuan lëndime që përkonin me plagë thike. Ngjarja po hetohet nga policia e Los Anxhelesit.
Efektivët thanë se trupat u gjetën në banesë pas një thirrjeje për ndihmë, së cilës i janë përgjigjur zjarrfikësit dhe policia rreth orës 15:30 pasdite.











