Deputeti socialist Erjon Braçe ka shprehur ambicien e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, duke kërkuar mbështetjen e socialistëve në të gjithë kryeqytetin.
Burime brenda mbledhjes së grupit parlamentar të PS, që u mbajt të shtunën në Pallatin e Brigadave, thonë se Braçe u shpreh se, “siç e kuptuat dhe vetë, kjo situatë nuk mund të jetë më e tillë.
“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu.
Braçe u zhvendos nga zona elektorale e tij në Divjakë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit, siguroi mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.










