• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja nga hetimet, Sota është ndaluar edhe dy herë nga policia

by Java News
05/11/2017 15:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, rezulton të jetë ndaluar nga policia në dy epidose gjatë kohëve të fundit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 25 vjeçari është ndaluar më 9 gusht dhe 24 shtator të këtij viti nga policia rrugore e cila i ka pezulluar lejen e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësi tej normave të lejuara.

Po ashtu burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e 1 nëntorit Sota në momentin e ndalimit ka qenë duke hyrë në qytetin e Elbasanit nga rruga lidhëse me Peqinin.

Kjo i ka shtyrë hetuesit të verifikojnë trajektoren e lëvizjes së të riut dhe pikënisjen e tij së bashku me shumën e madhe të valutës. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror dhe për të verifikuar mënyrën sesi ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Për ngjarjen ka reaguar dhe i ati i 25 vjeçarit, biznesmeni Lefter Sota. Ai thotë se paratë ja kishte dhënë djalit për t’ia çuar kompanisë “Kurum”, si garanci per nje te treten e shumës se nje kontrate për 4000 ton hekur .

“Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë. Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite”, ka thënë biznesmeni Lefter Sota.

Orest Sota për të cilin gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, në 13 shkurt të këtij viti shfaqet në krah të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e komisariatit nr 6. 25 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me Tahirin dhe se patentat mund të jenë harruar në mjetin e tij nga shoferi i ish-ministrit me të cilin ka miqësi. /TCH/b.d

Next Post
Kandidati Abrashi në sulm: VV e degradoi buxhetin e Prishtinës, humbi 80 milionë euro

Kandidati Abrashi në sulm: VV e degradoi buxhetin e Prishtinës, humbi 80 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In