• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Detaje të reja nga atentati ku humbi jetën Irakli Davella! I plagosuri, personazh i famshëm në Shqipëri, kishte ndërruar emrin

by S T
16/12/2024 18:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kthesë të papritur ka marrë hetimet për atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Athinë ku mbeti i vrarë 47-vjecari Irakli Davella, nga fshati Mesopotam i Bashkisë Finiq dhe u plagos 46-vjecari Edi Lulo, lindur në Gjon të Pukës dhe banues në Kamëz.

Sipas burimeve nga policia greke për korrespondentin e Top Channel Artur Bibe, objektiv i atentatit ishte Edi Luli, 46-vjeç. Pas komunikimit me autoritetet shqiptare është vërtetuar se identiteti Edi Lulo është i ndërruar. Policia greke ka siguruar identitetin e vërtetë të shqiptarit, i cili rezulton i dënuar në Greqi për ngjarjen e vitit 2011, ku u mbajtën peng disa avokatë në Dhomën e Avokatëve të Athinës dhe u grabitën 405.000 euro.

Bashkë me këtë ngjarje ai u akuzua edhe për grabitje të tjera dhe u dënua. Pasi kreu burgun, mësohet se u riatdhesua në Shqipëri. Kohët e fundit jetonte në Dubai dhe në datën 9 dhjetor ka ardhur në Greqi me identitetin Edi Lulo. Me këtë identitet rezulton i riregjistruar edhe në Shqipëri, ku rezulton edhe pronar i një biznesi në Durrës.

Burime bëjnë me dije se nga ana e policisë greke janë mbledhur disa të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Nga komunikimi me policinë shqiptare është mësuar se Edi Lulo në Shqipëri konsiderohet një personazh i rëndësishëm dhe për këtë po mblidhet informacion edhe për konfliktet e tij por edhe për arsyen e ardhjes në Greqi.

Mësohet se para ngjarjes Edi Lulo dhe Irakli Davella po pinin kafe bashkë me dy persona të tjerë. Njëri ishte çuar më para nga tavolina, ndërsa ngjarja ka ndodhur kur Lulo, Davella dhe personi i tretë po shkonin për tek automjetet e tyre. Sapo kanë nisur të shtënat, personi i tretë është larguar dhe po kërkohet ende nga policia për të dhënë dëshmi.

Mësohet se gjendja e 46-vjecarit Edi Lulo është tepër e rëndë për shkak të plagëve në kokë e bark.

Next Post
“Njerëz jemi, bëjmë gabime”, Klea Prenga për pendesën e Antonela Berishës: Do të më sulmonin sërish!

"Njerëz jemi, bëjmë gabime", Klea Prenga për pendesën e Antonela Berishës: Do të më sulmonin sërish!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

“E la kimioterapinë për festivalin”/ Adelina Muça flet për sakrificat e aktorit që humbi jetën

November 4, 2026
Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

Veliaj letër nga qelia: Turp që merresh me internime, nuk jam financues i protestave

November 4, 2026
Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

Protesta para Kryeministrisë, studentët përplasen me Policinë! Efektivët hedhin gaz lotsjellës, shoqërojnë në Komisariat disa prej tyre

November 4, 2026
Premier League/ Manchester City nën akuzë, kryeministri britanik reagon: Mos nxirrni konkluzione të përshpejtuara!

“Tani kemi një mundësi”- Kryeministri britanik Burnham reagon për zgjedhjet në SHBA: Çmimet e larta të jetesës ndikuan në rezultat!

November 4, 2026
Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

Aksident dramatik në rrugën e vjetër Fier-Vlorë, përplasen mes tyre dy automjete! Një nga makinat godet këmbësorin, niset drejt spitalit i plagosur

November 4, 2026
“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

“Një tjetër arritje e metodave bashkëkohore”- Ndërhyrja e suksesshme kirurgjikale te Trauma, Rama vlerëson ekipin mjekësor: Teknikë e avancuar

November 4, 2026
“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

“Dëgjoja djalin që thërriste ‘o ba’ dhe s’e ndihmoja dot!”- Banori rrëfen tmerrin nga shpërthimi në Elbasan: Më ra dera në kokë! Ku të vete tani…?

November 4, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

“Uragani” blu i demokratëve i hoqi Kongresin, Trump me plan emergjence për dy vitet e ardhshme! Pse tani e quajnë “rosë e çalë”…

November 4, 2026
“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

“Ditët më të vështira të jetës sime”- Portieri Owono thyen heshtjen pas ndërhyrjes vdekjeprurëse ndaj Miguel: Dhimbje të thellë për humbjen e tij!

November 4, 2026
“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

“Nuk e prisnim të ikte kaq shpejt”/ Miku i avokatit Saimir Vishaj rrëfen momentet e fundit: Ishte dobësuar shumë dhe…

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In