• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje të reja/ Naimi ka zhdukur dy telefonat! Këmbënguli që të vritej atë ditë sepse Liridona, do dëshmonte për sekretet e bashkëshortit

by Java News
23/02/2024 15:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në “Breaking” ka qenë i ftuar gazetari Igli Çelmeta i cili ka ndarë për publikun detaje të reja nga vrasja e Liridona Ademajt.

Ai tregon se Naimi i ka zhdukur telefonin e tij dhe Liridonës dhe për këtë gjë autoritetet kosovare i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve amerikane dhe “Apple” që të zbërthejnë i-cloud-et e telefonave për të marrë më shumë informacione. Sipas tij Naimi ka këmbëngulur që vrasja e Liridonës të ndodhte po atë ditë sepse ajo do i tregonte dikujt çdo gjë që dinte në lidhje me punët e paligjshme që ai bënte.

“Në fillim të ngjarjes policia kosovare e zbardhi ngjarjen në mënyrë të sakte dhe korrekte. Por më pas kur duhej zbardhur motivi dhe shkaku i kësaj ngjarje, po dilnin ende persona të përfshirë, bashkëpunëtorë me Naim Murselin, shohim që çështja ka ngecur dhe është pezull ende. E vërteta e kësaj ngjarje është fakti që kemi të bëjmë me një organizator që është bashkëshorti i Lirodonës, Naimi, është zbuluar Granit Plava si ekzekutori, bashkëpunëtor Kushtrim Kokalla, djali i hallës së Naim Murselit, është arrestuar po ashtu edhe personi të cilit i kanë blerë armën Tom Dodaj.

Dëshmia e tij është shumë e rëndësishme, ku vërteton faktin që Naim Murseli dhe babai i tij Shaban Murseli gënjejnë në dëshmitë e tyre. Personi që ka shitur armën tregon dhe thotë që vetë Naim Murseli i ka kërkuar t’i blejë armën, ndërsa në dëshminë e tij Naimi thotë që ekzekutori Granit Plava e ka blerë armën tek ky i fundit. Granit Plava ekzekutori, pranon që dëshmia e Tom Dodaj është e vërtetë dhe kjo armë sipas personit që e ka shitur, është blerë para pesë vitesh, disa shqiptarëve në Kosovë dhe në dëshminë e tyre thonë se Naim Murseli i ka thënë se pasi të kryhet ky krim, ka kërkuar me doemos që krimi të kryhet atë ditë, pasi Liridona do dëshmonte diku, do tregonte diku se çfarë dinte. Të gjitha të vërtetat janë në telefonin e Naim Murselit dhe Lironda Ademajt.

Të dy telefonat Naim Murseli i ka zhdukur dhe kjo është shumë e rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes. Mungojnë telefonat dhe autoritetet e Kosovës dhe Suedisë i kanë kërkuar autoriteteve amerikane të “Apple” zbërthimin e i-cloud të dy telefonave që zbardh të gjitha bisedat dhe kjo është shumë e vështirë, kërkon kohën e vetë të hetimit, pasi Naimi i ka zhdukur të dy telefonat. Liridona dinte rreth aktiviteteve të paligjshme të bashkëshortit të saj. Dyshohet se Naimi ka përdorur kredencialet dhe të dhënat e Liridona Ademajt në Suedi. E vërteta fshihet në Suedi dhe është publikuar edhe në mediat kosovare dokumenti që në vitin 2019 ka nisur procesi i divorcit mes tyre më pas është pezulluar. Që në 2019 ka nisur krisja e marrëdhënieve mes tyre”, u shpreh gazetari Igli Çelmeta./m.j

Next Post
Vendin e Alibeajt te ‘Zgjedhorja’ për votën e amnistisë? PS refuzon kushtin e Berishës! Felaj: U tërhoq për të mos e shtyrë 6 muaj

Vendin e Alibeajt te 'Zgjedhorja' për votën e amnistisë? PS refuzon kushtin e Berishës! Felaj: U tërhoq për të mos e shtyrë 6 muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

“Po flasim për mbijetesë”/ Klitschko: Sulmet ruse po e shkatërrojnë Kievin, synimi është paniku

October 2, 2026
Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

Dy iranianë akuzohen për komplot terrorist në Mançester, dyshohet se synonin komunitetin hebre

October 2, 2026
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, mbyllen 400 shkolla

October 2, 2026
Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

Takimi Kurti-Hamza përfundon pa marrëveshje! PDK kërkon ligjin për Hagën para diskutimeve për presidentin

October 2, 2026
Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

Analiza: A po e ringjall Putini ‘Serbinë e Madhe’?

October 2, 2026
Trump: Evropa do të lirojë rezerva të mëdha nafte -

Trump kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare! Nga urdhrat ndaj Netanyahut te thirrja për tërheqjen e shteteve, çfarë rrezikon ICC-ja

October 2, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com