• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje të reja/ Kush ishte Ahmet Toska? Babai i dy fëmijëve u vra 200 metra larg shtëpisë

by Java News
26/10/2020 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende asnjë i dyshuar për vrasjen e 50-vjeçarit Ahmet Toska, 50-vjeçari (në foto) i cili u vra mëngjesin e sotëm teksa kishte dalë nga banesa, në sy të gruas së tij.

Ahmet Toska u ekzekutua mëngjesin e sotëm në Fier, në vendin e quajtur Sheq i Madh.

Duke iu referuar hetimeve mësohet se ndaj Toskës janë lëshuar gjashtë plumba, njëri prej të cilëve e ka qëlluar në kokë.

Ai ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Mësohet se 50 vjeçari u vra pak metra pasi doli nga dera e shtëpisë dhe po shoqëronte bashkëshorten për në punë, si çdo ditë. Gruaja e tij punone në një furrë buke. Rreth 12 kamera sigurie janë sekuestruar nga policia, të cilat mbulojnë gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska si dhe rrugën që ka ndjekur autori.

Sipas Policisë, ka qenë një person ende i paidentifikuar ai që ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ahmet Toska, mëngjesin e sotëm, në orën 06.00 të mëngjesit.

Ai ka qenë i maskuar, ndërkohë bashkëshortja e të ndjerit ka dhënë dëshminë e saj në polici.

50 vjecari ishte baba shembullor i një djali dhe një vajze, nuk ishte i skeduar më parë për lidhje me krimin.

Ai punonte në një pikë karburanti, ndërsa autori, i maskuar dhe me kapuç e qëlloi me 7 plumba, një në kokë dhe 6 në trup dhe më pas u largua. E shoqja, ishte dëshmitarja e parë e ngjarjes e cila është e tronditur nga ajo që ka parë.

Vrasja ka ndodhur vetëm 200 metra larg banesës së viktimës, ndërsa pas të shtënave, e shoqja ka nisur ulërimat. E shoqja punonte në një furrë bukë ndërsa dhe njiheshin në zonë si familje me opinion të mirë.

Në ndihmë të policisë atje kanë shkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe po krehin zonën për kapjen e autorit, si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Viktima nuk kishte precedentë penalë madje nga banorët njihej si një person i qetë, punëtor dhe pa probleme, çka e bën edhe më enigmatike vrasjen apo motivet që pritet të zbardhen nga një grup i posaçëm hetimor.

g.kosovari

Next Post
Rama dhe Manastirliu inspektojnë punimet në maternitetin e Lezhës: Drejt përfundimit edhe dy investime të tjera

"Covid 3" hapet javën tjetër, Rama: Gati edhe spitali i katërt, asnjë çast nuk jemi kapur të papërgatitur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
“Epsteini” ynë

Pse fantazia e memeve përfundoi në arkivol?

July 5, 2026
“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

“Protesta e fundit e pazakontë”, analisti: Ndërkombëtarët nuk kanë dalë në mbështetje të plotë!

July 5, 2026
Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

Vullkani Etna shpërthen sërish në Siçili, re hiri mbi ishull dhe kufizime fluturimesh në aeroportin e Katanias

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In