• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Si u zbulua thika me të cilën u godit Martin Cani, ekspertët verifikojnë kamerat e sigurisë

by A R
23/11/2024 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që tronditi Shqipërinë  më18 nëntor, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani me thikë nga bashkëmoshatari i tij.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se autori i dyshuar i vrasjes së adoleshentit ka hedhur çantën e shkollës në çatinë e një godine 1 katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së, brenda së cilës është gjetur thika me të cilën u krye krimi dhe librat e tij të shkollës, por jo celulari i tij.

Dyshohet se hedhja e çantës mbi çati është bërë nga vetë i mituri pasi është larguar me vrap pas sherrit që prodhoi një viktimë dhe një të plagosur rreth 200 metër larg shkollës “Fan Noli”.

Çanta është gjetur në mënyrë rastësore nga banorë të zonës dhe sapo kanë konstatuar thikën, është njoftuar policia.

Blutë pritet të verifikojnë kamerat e sigurisë në zonë për të parë nëse ka pasur ose jo bashkëpunëtorë të tjerë për ta ndihmuar për t’u larguar.

Kujtojmë se të rinjtë u përfshinë në një sherr me thika sapo dolën nga shkolla “Fan Noli” ku studionin. Goditja me thikë në zemër rezultoi fatale për Canin. Dy adoleshentë të tjerë, mes tyre autori mbetën të plagosur. Policia e Tiranës ka arrestuar 15-vjeçarin, autor i vrasjes së bashkëmoshatarit të tij. I mituri akuzohet për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

/a.r

Next Post
Arrestimi i Netanyahut “vështirë të përfytyrohet” në Gjermani

Arrestimi i Netanyahut "vështirë të përfytyrohet" në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In