• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Si u arrestua portieri i Partizanit, Alban Hoxha u kap i dehur në timon

by Java News
26/11/2018 08:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur kanë mbetur vetëm pak ditë nga derbi i kryeqytetit, kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, në vend që të ishte në fushat e stërvitjes, e sheh veten në qeli

Shkak për këtë është bërë një pakujdesi e tij për t’i dhënë makinës, edhe pse kishte konsumuar alkool më shumë se norma e lejuar. Portieri i të kuqve është arrestuar dje në orët e para të mëngjesit në afërsi të Parlamentit, në rrugën “George W. Bush”, në Tiranë.

Shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët çdo fundjavë organizojnë pika kontrolli për parandalimin e aksidenteve, mes shumë makinave që kanë ndaluar për kontroll, i kanë nxjerrë tabelën edhe automjetit që drejtohej nga 31-vjeçari Alban Hoxha.

Pasi i kanë bërë të qartë arsyen e ndalimit dhe e kanë pyetur paraprakisht nëse kishte konsumuar alkool apo jo, efektivët e Qarkullimit kanë vendosur që t’i bëjnë testin e alkoolit. Burime nga Policia e Tiranës thanë se nga matja e nivelit të alkoolit me aparaturën “Drager”, ka rezultuar se portieri i Partizanit e kishte “shkelur” me pijet alkoolike.

ARRESTIMI

Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër. E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Në këto rrethana, Alban Hoxhës i është bërë e qartë nga efektivët Rrugorë që do të shoqërohej në Polici, për veprën penale “Drejtim i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Burimet thanë se kapiteni i Partizanit nuk ka bërë rezistencë, por ka dalë menjëherë nga automjeti, siç i është kërkuar dhe më pas është shoqëruar në drejtim të ambienteve të Komisariatit nr.1.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, ndaj tij është marrë masa e arrestit në flagrancë dhe do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit derisa të dalë para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Sipas procedurave standarde, një i arrestuar njihet me masën e sigurisë 48- 72 orë pas ndalimit e në këtë formë, Hoxha pritet që të dalë të martën para togave të zeza.

Me shumë mundësi, Alban Hoxha nuk do të qëndrojë më shumë se 2 ditë në qeli, pasi vepra penale për të cilën akuzohet është kundërvajtje penale dhe mund të dënohet edhe me gjobë.

“Drejtimi i automjeteve apo mjeteve të tjera të motorizuara në gjendje të dehur apo pa dëshminë përkatëse të aftësisë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj”, thuhet në nenin 291 të Kodit Penal, në bazë të të cilit u arrestua Hoxha

Next Post
‘Sekreti’ i presidentit, çfarë donte të bëhej Ilir Meta kur të rritej?

'Sekreti' i presidentit, çfarë donte të bëhej Ilir Meta kur të rritej?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

November 10, 2026
“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

“COP31” nis me mungesa të mëdha, liderët europianë i kthejnë shpinën samitit për klimën

November 10, 2026
Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

Pritet raporti që do të vendosë ‘fatin’ e pallatit në Elbasan, Demo dhe Llatja takim me banorët

November 10, 2026
“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

“Krimi nuk njeh kufij, siguria nuk mund të mbetet peng i…”, RCC mbledh në Tiranë mbi 150 ekspertë

November 10, 2026
“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

“Erdhën 5-6 makina, e provokuan djalin”, zbardhet dëshmia e babait të Noizyt në gjyqin ndaj Laert Haxhiut

November 10, 2026
Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

Taksistët njoftojnë protestë në Tiranë, në fokus licencat e reja dhe konkurrenca e pandershme

November 10, 2026
Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

Anëtari i Beatles mes tre muzikantëve më të pasur të botës: Ja sa arrin pasuria e Paul McCartney!

November 10, 2026
Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

November 10, 2026
Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

Raportimi në Kuvend / SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

November 10, 2026
Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

Tragjedi në Bullgari! Të paktën 10 të vdekur nga një aksident masiv

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In