Pak minuta më parë mediat televizive raportuan për një zjarr te Kullat Binjake në Tiranë
dhe pikërisht në zyrën e avokatit Maks Haxhia.
Ndërkaq policia ka dhënë detaje se zjarri ka rënë në kabinën elektrike të katit të 13 te
Kullat Binjake dhe tymi është përhapur në të gjithë katin përfshi këtu dhe zyrën e
avokatit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.08.2018, rreth orës 12:40, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në kabinën elektrike të një qendre tregtare ka dalje tymi dhe dyshohet për rënie zjarri.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikësja, po punohet për konstatimin e zjarrit dhe fikjen e tij.
a.ç










