• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje për tropojanin që shantazhonte të7 renë për 10 mijë euro dhe u ndoq nga policia si në filma…

by A R
31/05/2017 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e SHkodrës ka dhënë detaje pas arrestimit të 27-vjeçarit nga Tropoja i cili shantazhonte një vajzë me fotot intime të saj. Ai u ndalua në Tiranë pas një ndjekjeje të gjatë nga poilicia. Ai aksidentoi me mjetin e tij luksoz tip “Touareg” edhe 3 automjete gjatë ndjekjes.

Operacioni:

Më datë 30.05.2017 shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë finalizuar me sukses Operacionin Policor të Koduar “Messenger”.

Operacioni është zhvilluar pas një hetimi për dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Si rezultat i operacionit  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Tauland Neçaj 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Laprakë, Tiranë.

Për këtë rast Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, kishte regjistruar procedimin penal  për shtetasin Tauland Neçaj, pasi:

Ky shtetas nëpërmjet komunikimit telefonik dhe aplikacioneve të rrjeteve sociale ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin me iniciale P.S, për t’i paguar 10000 euro, shumë të cilën shtetasi P.S. do t’ia jepte më datën 30.05.2017 në Tiranë.

Ky shtetas më datë 30.05.2017, në Tiranë, në vendin e quajtur “Zogu i Zi”,  nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar por ka vijuar lëvizjen me shpejtësi në sens të kundërt me mjetin e tij tip “Touareg”, me targa AA 864 RH, duke dëmtuar tre automjete.

Me ndërhyrjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit pas disa minutash është bërë e mundur kapja e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Touareg”, 4 aparate telefoni celulare dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike canabis sativa.

Në ngarkim të shtetasit Tauland Neçaj janë referuan materialet procedurale Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Shkatërrimit të Pronës” si dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë̈ së rendit publik”, vepra penale këto të parashikuara nga nenet 109/b , 283, 150 e 236 të Kodit Penal./a.m.

Next Post
Substancat kimike, helmohen 7 punonjëse në fabrikën e këpucëve

Substancat kimike, helmohen 7 punonjëse në fabrikën e këpucëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In