Kanë qenë duke debatuar me njeri-tjetrin dhe më pas kanë nxjerrë armët. Kështu ka nisur konflikti në Velipojë për hapësirat e çadrave mes pronarëve të dy hoteleve në Shkodër, që përfundoi me 4 të vrarë dhe dy të plagosur me armë zjarri.
Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç, vëllezër dhe Myzerim Zeneli, 20 vjeç, punonjës i çadrave. Dy të plagosurit Hasan Ferracaku, 54 vjeç dhe Elmilind Dyli, 17 vjeç, dyshohen si autorë në ngjarje.
Raportohet se çështja e hapësirave publike në plazhin e Velipojës ka sjellë çdo vit problematika dhe konflikte në këtë zonë, por kjo ishte e para e këtyre përmasave tragjike.
Mësohet se Kujtim Ferracaku, së bashku me të vëllanë e tij, Hasan Ferracaku, pronar të hoteli Fantazia, kishin shkuar për tu sqaruar pranë hotelit Gocaj, por duket se mes palëve tonet kanë qenë të nxehta, dhe më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
/b.h