• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJE / PD jashtë loje? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

by A R
29/01/2026 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste kërkon zyrtarisht të marrë vetë drejtimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare.

Deri më sot, Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për atë Zgjedhore, kanë pasur nga dy drejtues, të PS e PD.

Mazhoranca ka propozuar që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, duke larguar bashkëkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi. Nëse miratohet kjo gjë, ai do të mbajë rolin e nënkryetarit të “Territoriales” dhe puna do drejtohet nga Arbjan Mazniku.

PS thotë që në këtë komision duhet të jenë 17 anëtarë, 9 të PS-së, 6 demokratë dhe dy anëtarë të forcave të tjera opozitare.

Nga ana tjetër, PD ka lënë të hapur rrugën për krijimin e dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë ndryshimet që duan të kenë për reformat.

Presim të shohim se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.

Kjo lëvizje nga ana e anëtarëve socialistë në këto komisione vjen pas bojkotit prej kundërshtarëve të tyre politikë dhe faktit që nuk ka pasur asnjë zhvillim.

“Kohë për të humbur me ju, kemi zero! Që ta dini mirë, nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në komision, ta dini se në 2014-ën e kemi bërë edhe pa ju reformën administrativo-territoriale. Edhe në 2020-ën atë zgjedhore!”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në seancën e javës së shkuar në Parlament.

Pavarësisht se formula e bashkëdrejtimit të dy komisioneve të posaçme parlamentare është dakordësuar nga dy partitë më të mëdha në vend, Balla ka theksuar se “nuk mund të vijohet njësoj nëse nuk ka konsensus për të punuar”.

“Kush nuk punon, ka thyer dakordësinë e për pasojë na duhet të zhbllokojmë formulën. Ne nuk do të jemi asnjëherë të gatshëm të presim qoftë edhe 1 ditë madje as 1 orë, për të punuuar së bashku që reformat të ecin përpara“, tha ai më 16 janar gjatë një konference për mediat.

Përtej debateve e kundërshtive nga të djathtët, mazhoranca e vetme e ka fuqinë politike në Parlament për ta bërë këtë ndryshim.

Next Post
Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

Debat në Konferencën e Kryetarëve, PD: Njollë e zezë për Kuvendin; Peleshi: Jemi brenda rregullores

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

Shembet skela në një kantier ndërtimi në Vjenë, katër punëtorë shqiptarë humbin jetën

March 17, 2026
Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

Dita e 18-të e sulmeve/ Media: Lufta në Iran deri tani i ka kushtuar SHBA-së 12 miliardë dollarë

March 17, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

March 17, 2026
Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

Kuvendi paguan miliona euro për 140 deputetët/ Hulumtimi: Mashtrojnë me qiratë, karburantin dhe dietat

March 17, 2026
“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

“Lufta kundër Iranit do mbarojë brenda dy javësh!”, Trump: Ishte një “ekskursion i vogël”, nuk dimë me kë të merremi

March 17, 2026
Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

Gazeta italiane: Historia dhe rritja e mafias shqiptare, nga kaosi i viteve ’90 te trafiku ndërkombëtar i drogës në Evropë

March 17, 2026
Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

Presidenti Bajram Begaj shtron iftar për gazetarët: Media duhet të jetë busull drejt së vërtetës

March 17, 2026
ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

ANALIZA E REL/ A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

March 17, 2026
Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

Ligji për të huajt, kritika në Kosovë/ Trajtim i veçantë për komunitetin serb, ekspertët: Vepron me dy standarde

March 17, 2026
A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

A duhet të kandidojë Berisha në zgjedhjet për kreun e PD-së? Salianji: Të respektojë nenin 46 që e ka shkruar vetë

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In