Policia e Lezhës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në Shengjin ku mbeten të plagosur 2 persona, jashtë rrezikut për jeten. Policia ka kryer disa veprime hetimore për zbardhjen e autoresise.
Nga tërësia e veprimeve dyshohet se objekt sulmi të ketë qenë shtetasi F.D, ndërsa shtetasi S.B. u plagos aksidentalisht, i gjendur rastësisht raporton policia.
Për të identifikuar dhe kapur autorët e ngjarjes, janë shoqëruar 18 persona, janë kqyrur dhe administruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë pranë vendit të ngjarjes.
Të mbështetur nga forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, është ushtruar kontroll në 7 banesa dhe ambjente.
Vazhdon puna për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj ngjarje, si dhe për sqarimin e motiveve, fakteve dhe rrethanave.
Materialet iu referuan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese e mbetur në tentativ” si dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake e municionit” parashikuar nga neni 79/dhe 22 dhe 278/4 të Kodit penal./a.m.











