• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja e Shkodrës: Autori, me xhaketë dhe skafandër të kuqe

by A R
14/11/2018 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja që tronditi sot Shkodrën, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos pas një atentati. Ngjarja në fjalë ndodhi teksa Fatos Verracaku ishte duke pirë kafe në një lokal në zonën e Markatës në lagjen “Rus” në Shkodër bashkë me mikun e tij Fatmir Mehaj. Ai ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra, ndërsa miku i tij është jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga vendngjarja bëjnë thanë për ‘BalkanWeb’ se autori i vrasjes ka patur të veshur një xhakete ngjyre të kuqe me të bardhë, ndërsa në kokë mbante një skafandër të kuqe.

Duke ndërtuar dinamikën e ngjarjes, në sajë të këtyre informacioneve thuhet se autori është ulur nga motori shumë shpejt dhe është afruar deri në rreth 10 metër. Mes të tjerash ‘BalkanWeb’ mëson se ai ka qëlluar në ecje e sipër. Pasi ka qëlluar objektivin, që thuhet se ishte Fatos Verracaku, i është afruar dhe e ka qëlluar edhe dy herë në kokë viktimën për t’u siguruar se ka vdekur. Autori ka qëlluar vetëm me njërën dorë, ndërsa raportohet se ka patur një saktësi të madhe duke qenë preçiz, pra një vrasje profesioniste. Më pas është larguar duke hipur ne motor, që drejtohej nga një tjetër person. Sapo ka hipur në motor, autori ka qenë duke futur pistoletën brenda, por më pas ka qëlluar edhe njëherë në ajër për të dhënë ndoshta edhe një mesazh.

Gjatë kohës kur qëlloi, thuhet se autori e ka pasur xhamin e skafandrës të hapur, por nën të sipas burimeve mbante një kapuç, pra ka qene i maskuar. Ndër të tjera thuhet se motori që u gjet duke u djegur në Zooteknike ka qenë ngjyre gri, tip TMAX 550 kubik, mjet që ka një shpejtësi të madhe. Ndonëse në vendin ku ndodhi krimi i rëndë ka pasur shumë njerëz, autori nuk ka gabuar në asnjë prej plumbave. Në vendin e ngjarjes mësohet se ka qenë rastësisht edhe një efektiv i policisë, civil, ndërsa ai ka tentuar që ta ndjekë autorin duke vrapuar, por motori është larguar me shpejtësi. Ndërkohë, personi që drejtonte motorin ka patur skafandër në kokë, ndërsa ka qenë i veshur me rroba ngjyrë gri. Policia po punon për zbardhjen e plotë te kësaj ngjarje ndërsa ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të mundshëm.

/b.d

Next Post
Messi “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona

Messi “pagëzon” Xavin e ri te Barcelona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In