• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja e dy të rinjve, si e zbuloi policia krimin dhe çfarë gjeti në vendin e ngjarjes

by A R
08/10/2020 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Danjel Pepajt, Rrok Pepaj, ka dërguar policinë pranë parcelave me kanabis.

Në një pyll pranë paercelave me hashash, Klement Pepaj është gjetur i vrarë me një plumb në ballë, ndërkohë që viktima e dytë, Vilson Çutaj, kishte marrë disa plumba në brinjë dhe në barkë.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasditen e 3 tetorit dhe autori dyshohet të jetë Danjel Pepaj, i zhdukur që prej asaj dite, pasi është i dyshuari kryesor që i qëlloi për vdekje.

Të rinjtë me lidhje farefisnore midis tyre  mësohet të kenë pasur konflikte për vjedhjen e lëndës narkotike që e kishin mbjellë zonën malore, para se të ndodhte ngjarja e rëndë.

Shtetasit e mësipërm kanë shkuar në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, ndërsa i ka dërguar me makinë vëllai i Vilson Çutaj, shtetasi Olsi Çutaj.

Te lokali në Bajzë shtetasit Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj dëshmohet të kenë dhunuar fizikisht Danjel Pepaj, duke e akuzuar se i kishte vjedhur një sasi kanabis sativa, duke e korrur pa u treguar atyre.

Në dëshminë e tij, vëllai i Vilson Çutaj ka deklaruar për policinë se ai nuk ka dëgjuar se për çfarë konflikti bëhej fjalë, pasi tre shtetasit e kanë zhvilluar debatin në pjesën pas lokalit.

Danjel Pepaj i ka thënë dy të tjerëve se do t’ua gjente ai mallin prej 20 kilogramësh të hashashit, ndërsa janë nisur drejt fshatit Vrith në Malësinë e Madhe.

Në mal dyshohet se te vendi ku mund të ketë pasur drogën të fshehur, ka qenë edhe arma me të cilën dyshohet se ka vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj.

Ai pas ngjarjes ka zhdukur në pyll trupat e pajetë. Vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij, se ai vetë ka qëndruar poshtë te lokali në Vrith për të pritur të vëllanë dhe dy të tjerët.

Ndërkohë, banorët e fshatit kanë treguar se kanë dëgjuar të shtëna armësh.

Ndryshe nga banorët, vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, ka deklaruar në dëshminë e tij se “unë nuk kam dëgjuar krisma armësh pasi kam qenë në lokal, por jam shqetësuar, sepse vëllai dhe dy të tjerët u vonuan dhe kam lajmëruar policinë”..

Babai i Danjel Pepaj, shtetasi Rrok Pepaj, ka deklaruar në dëshminë e tij për policinë se djali i tij prej dy javësh nuk ndodhej fare në Shqipëri, madje, sipas tij kishte shkuar për të punuar në Malin e Zi.

Këtë pretendim e rrëzon poshtë vëllai i Vilsonit, Olsi Çutaj, i cili ka treguar se më tre tetor kanë qenë të katërt te lokali në Bajzë dhe më pas kanë shkuar drejt Vrithit, ndërsa Danjelin e kanë parë edhe banorë të tjerë.

Po sipas dëshmisë së banorëve, shtetasi Danjel Pepaj është parë me armë në fshatin Zagorë, një fshat rruga e të cilit lidhet në këmbë me pjesën malore ku kanë qenë tre shtetasit.

Familja Pepaj, para se të zbulohej vrasja e dyfishtë raportohet se është ngujuar.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

/a.r

Next Post
Panik në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë, në mes të rrugës

Panik në Tiranë/ Makina shpërthen në flakë, në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

Nuk lejonte të dashurën të takonte miqtë dhe e detyroi të merrte drogë, dënohet shqiptari në Angli

March 9, 2026
“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

“Ndjej tradhti”, Vjosa Osmani: Kurti më kishte premtuar mbështetje për një mandat të dytë si Presidente e Kosovës

March 9, 2026

Katër HEC-et/ Rama kërkoi hetime, por ja si e mbylli SPAK tre vite më parë dosjen

March 9, 2026
Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

Dyshohet se ka qëlluar veten me armë zjarri, gjendet i pajetë një 47-vjeçar në Tiranë

March 9, 2026
Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

Rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Kroaci, qindra të rinj nisin stërvitjen

March 9, 2026
Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

Kushtetuesja ngriu dekretin e shpërndarjes së Kuvendit, Qeveria e Kosovës: Presim qartësi të plotë

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Deklarata e Trump për fundin e luftës në Iran zbut tregjet, fillon të ulet çmimi i naftës

March 9, 2026
Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

Presidenti amerikan Donald Trump: Lufta në Iran praktikisht ka mbaruar

March 9, 2026
Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

Serbia rendit Shqipërinë dhe Kroacinë në listën e vendeve të pasigurta, u kërkon qytetarëve të marrin “masa shtesë”

March 9, 2026
Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me shtyllën, humb jetën në aksident shoferi në Shkodër

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In