• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga vrasja e çiftit në Dropull: Pas krimit, autori u largua i qetë me taksi

by A R
05/05/2024 11:10
AUTORI, THOMA MASTORA

AUTORI, THOMA MASTORA

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ngjarje e rëndë u zbulua në fshatin Bodrishtë të Dropullit më 2 Maj. Kosta dhe Kleoniqi Ilia, 84 dhe 88 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre. Autori mbeti mister për 3 ditë, deri këtë të diel, kur policia doli në një deklaratë për mediat dhe tha se personi që i ka vrarë është fqinji i tyre Thoma Mastora.

Gazetarja Dorina Muhaj përcolli për Klan News detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje që tronditi banorët. Siç raportoi ajo, dyshohet se çifti u vra më 1 Maj dhe deri në momentin ku u zbuluan të vdekur mund të kenë kaluar më tepër se 36 orë.

Autori 69-vjeçar ka pasur herë pas here konflikte me çiftin Ilia, megjithatë ato ishin zgjidhur e nuk kishin arritur kurrë deri në këtë pikë. Madje ai shkonte shpesh tek viktimat për të pirë kafen e mëngjes. Mësohet se më 1 Maj Mastora ka bërë të njëjtën gjë. Pasi ka konsumuar kafenë, mes çiftit dhe tij ka pasur një grindje. 84-vjeçari Kosta Ilia e ka goditur Mastorën me një shkop në hundë. 69-vjeçari i mori më pas jetën atij dhe gruas 88-vjeçare me një sëpatë të vogël. Në fund është larguar i qetë me një taksi.

“Nëse rasti është deklaruar nga komshinjtë në datën 2 Maj, çifti mendohet që mund të ketë humbur jetën në datën 1 Maj. Pikërisht ka qenë mëngjes, kur Thomai ka shkuar, ka konsumuar kafenë e mëngjesit së bashku me çiftin. Çifti herë pas here nuk e donte Thomain t’u shkonte në shtëpi pasi ka qenë problematik edhe me persona të tjerë bashkëfshatarë në Bodrishtë dhe kohët e fundit ishte bërë i bezdisshëm. Në ato momente për motive të paqarta çifti është grindur me 69-vjeçarin dhe ka qenë Kosta Ilia, i cili ka goditur fillimisht 69-vjeçarin me shkop në hundë. Më pas 69-vjeçari me një sëpatë të vogël ka goditur çiftin e të moshuarve dhe më pas është larguar me taksi”, raportoi gazetarja.

Dyshimet janë që pas ngjarjes, pasi ka kryer punët e veta në fshat, Mastora është larguar drejt Janinës tek të afërmit e tij.

“Është larguar, duke qenë se ka qenë 1 Maj, ka vazhduar punët e veta, madje sipas informacione, thuhet se mund të ketë udhëtuar drejt Janinës për tek të afërmit e tij dhe më pas është kthyer. Gjithçka nuk është vënë re nga banorët e fshatit pasi 69-vjeçari nuk ka shfaqur shenja që të tjerët mund të dyshonin”, raportoi gazetarja.

Çifti Kosta dhe Kleoniqi Ilia u gjetën të vrarë me shenja dhune në banesën e tyre. Policia thotë se ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, ndërkohë që ndaj Thoma Mastorës rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit.

/a.r

Next Post
Ngjarja e rëndë në Shkodër, 9-vjeçarja u vetëmbyt si pasojë e dhunës nga babai? Në kërkim tre trupat e tjerë

Ngjarja e rëndë në Shkodër, 9-vjeçarja u vetëmbyt si pasojë e dhunës nga babai? Në kërkim tre trupat e tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

Java nis me kthjellime dhe mot të qëndrueshëm, por pasditja sjell reshje të lehta në jug të vendit

March 16, 2026
Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

Reuters: Irani mban çelësin për rihapjen e tregjeve globale të energjisë, jo SHBA

March 16, 2026
“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In