• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga veprimtaria e vëllezërve Çopja! Si i rekrutuan dy policë për punët e tyre të pista dhe korruptuan gjyqtaren e Elbasanit, paratë e drogës i investonin në banesa

by S T
01/08/2024 19:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vëllezërit Franc dhe Hajdari Çopja, i njohur si “Dari i Elbasanit” rekrutuan dy punonjës policie për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale. Ata gjithashtu korruptuan edhe ish-gjyqtaren e Elbasanit Pajtim Fetahun.

“Është evidentuar dhe rekrutimi i dy punonjësve të policisë së shtetit, për të kryer veprime në kundërshtim me detyrën për llogari të organizatës kriminale.

“Është evidentuar edhe fakti penal i“Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë, ”, ngjarje e ndodhur gjatë vitit 2020 në Elbasan dhe “Korrupison aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Gjithashtu hetimet kanë zbuluar edhe faktin penal të“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, nga një punonjëse e administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, kryer gjatë periudhës kohore shtator – tetor të vitit 2020, në Elbasan”, theksohet në njoftimin e SPAK për operacionin “Plumbi i Artë 2”.

Sipas SPAK, në lidhje me pastrimin e parave, nga të dhënat e siguruara nga organi i akuzës, rezulton se kjo organizatë kriminale ka investuar në Shqipëri një pjesë të të ardhurave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal i trafikut ndërkombëtar të drogës, kryesisht në tregun e pasurive të paluajtshme (nëpërmjet blerjes së pronave të ndryshme si apartamente, vila, bare e restorante dhe sipërfaqe toke), në qytetet Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Nga kryerja e hetimeve intensive janë përftuar të dhëna me interes në lidhje me pasuritë, investimet dhe pasuritë e dy vëllezërve në Shqipëri, format e përdoruara prej tyre si dhe personat e përfshirë në procesin e pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale.

Evidentohet përdorimi i sektorit të ndërtimit nga organizata kriminale, ku nëpërmjet personave të tretë ka injektuar dhe investuar shuma monetare të konsiderueshme cash për realizimin e punimeve të godinave të banimit në proces ndërtimi si dhe në ndërtimin e godinave/komplekseve të banimit prej fillimit.

Rezulton se, organizata kriminale ka investuar në çeljen e operatorëve ekonomik si dhe përdorimin e operatorëve ekonomik ekzistues me aktivitet në Shqipëri, të cilët “de jure” janë regjistruar në emër të lidhjeve të tyre shoqërore, miqësore dhe bashkëpunuese, duke mos ekspozuar poseduesit “de facto” dhe përdorimin e tyre si kamuflim/fshehje të natyrës së vërtetë të burimit dhe aktivitetit, me qëllim pastrimin e parave të cilat rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu, evidentohet se, shtetasi Franc Çopja, në raste të përsëritura ka realizuar transferimin e vlerave monetare të konsiderueshme cash nëpërmjet përdorimit të zyrave të këmbimit valutor (Exchange) brenda dhe jashtë vendit, duke ia dërguar personave të tij të besuar me qëllim, ndërmjet të tjerave edhe kryerjen e pagesës së vrasjeve të porositura si dhe kryerjen e investimeve për llogari të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj.

Next Post
Bomba që vrau liderin e Hamasit u vendosur muaj më parë në shtëpinë ku rrinte në Teheran

Bomba që vrau liderin e Hamasit u vendosur muaj më parë në shtëpinë ku rrinte në Teheran

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

Vizita zyrtare e Albin Kurtit në Francë, reagon Vuçiç: Kërkon kushte kundër popullit serb

March 27, 2026
Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

Shqiptari sfidon drejtësinë italiane, thyen arrestin shtëpiak dhe del nëpër qytet për të trafikuar kokainë

March 27, 2026
“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

“Luftë” edhe në futboll, SHBA mund të përplaset me Iranin në Botëror menjëherë pas grupeve

March 27, 2026
Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

Berisha: Shqipëria pa minimum jetik, qytetarët po përballen me një krizë të rëndë

March 27, 2026
Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

Berisha hodhi mbi Ramën “përgjegjësinë” për kërcënimin ndaj Kalasë, Evi Kokalari publikon meszhin: Këta të PD janë kllouna, jam pa fjalë

March 27, 2026
A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

A do përdorë SHBA trupa tokësore në Iran dhe kur pritet të përfundojë lufta? Rubio jep informacionet e rëndësishme

March 27, 2026
Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

Kuvendi shpenzoi 200 milionë lekë për dieta, karburant dhe qiratë e deputetëve në vitin 2025, zbardhen të dhënat

March 27, 2026
Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

Van Horn takim me zv.kryeministren dhe ministrat e rinj: E rëndësishme lufta kundër krimit të organizuar dhe marrëveshje të drejta për kompanitë amerikane

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

JD Vance telefonatë të tensionuar me Netanyahun, akuza se manipuloi Donald Trump për luftën me Iranin

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In