Detaje të reja janë zbuluar nga vdekja e mjekut të dytë me COVID-19, Hysni Shkjau.
Mësohet se Shkjau u infektua nga infermierja e qendrës shëndetësore ku punonte në Pukë, e cila më herët kishte shkuar në QSUT për një konsultë, por që u infektuar.
Shkjau kishte qenë specialist pneumolog, por pasi kishte dalë në pension punonte mjek familjeje në Pukë.
Ai ishte në detyrë deri ditën që u infektua nga COVID-i. Shkjau po merrte trajtim në spitalin Infekv, ndërkohë që vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Shkjau kishte 40 vite eksperiencë në mjekësi. Së fundmi, shërbente si mjek familje në qendrën shëndetësore të Qafë-Malit në Bashkinë e Fushë-Arrëzit në Pukë.
g.kosovari