• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga vdekja e 3 vajzave në Greqi/ Zbulohet substanca e dytë që e ëma i dha së bijës 9-vjeçare

by Java News
02/04/2022 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vdekjen e 3 vajzave në periudhë kohore të shkurtër nga e ëma e tyre Roula Pispirgou.

Protothema shkruan se policia ka zbuluar të dhëna të reja për vdekjen e 9-vjeçares Xheorxhina në Patra.

Dyshohet se e ëma e tre vajzave u jepte fëmijëve të saj substanca të rrezikshme në formën e ilaçeve për të sjellë kështu vdekjen e tyre të ngadalshme, pa rënë në sy.

Megjithatë në lidhje me akuzën ka prova vetëm për vdekjen e Xheorxhinës, e cila ndërroi jetë në janar të këtij viti.

Sipas analistëve, në të tre rastet, gjendja shëndetësore e vajzave nuk parashikonte se ato do të përfundonin në vdekje, me  mjekët që secilin rast shprehën fillimisht optimizmëm për gjendjen e tyre shëdetësore, si dhe  habinë e tyre për vdekjen e papritur të vazjave.

Sipas ekzaminimeve  të fundit toksologjike rezulton se përveç ketaminës në trupin e Xheoxhinës u gjetën dhe benzodiazepi., një substancë që përdoret për përgatitjen e ilaçeve  me veti hipnotike dhe relaksuese muskulare.

Sasia e madhe shkakton komplikacione të forta, e për këtë arsye përdorimi i tij duhet të kufizohet vetëm pas vëzhgimit të mjekut. Specialistët thonë se përzierja e ketaminës me benzodiazepinë kanë veti shkatërruese për trupin e njeriut duke e çuar në vdekje.

Sipas dokumentit të analizave toksikologjike, substancat e gjetura janë: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobaza. Sipas dokumentit të datës 24 mars 2022 nga hulumtimi i kryer në laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit Aristotele të Selanikut në trupin e Xheorxhinës dhe në kampionin e gjakut janë gjetur substanca antiepileptike që me sa duket i janë administruar fëmijës nga mjekët e spitali : ketamina, tiopental, propofol) dhe benzodiazepina (diazepam, alprazolam, flunitrazepam, etj.), përkatësisht: Midazolam, nordazepam, clobazam dhe norclobazam (benzodiazepinat), ketaminë, norketamil, lidokainë.

Zbulimi i analizave toksikologjike dhe fakti që nëna i ka dhënë edhe ketaminë fëmijës , krijojnë një skenë horror për atë që po kalonte vogëlushja muajt e fundit të jetës së saj. Përdorimi i këtyre barnave, që i përkasin kategorisë së anksiolitikëve në kombinim me anestetikë si ketamina, krijuan  një “koktej” mjaft toksik që solli vdekjen trupin e 9-vjeçares.

Kur ndërruan jetë dy vajzat e tjera

Vajza 3-vjeçare dhe 8-muajshe vdiq më 13 prill 2019 në spitalin pediatrik  “Paidon”, ku u shtrua me leuçemi në një fazë shumë të hershme. Mjekët e Malenës vlerësuan në atë kohë se sëmundja e saj ishte plotësisht e shërueshme dhe se së shpejti fëmija do të kthehej në shtëpi në Patra.

Fëmija më i vogël i Roula Pispirigou dhe Manos Daskalakis, Iris 6-muajshe, vdiq në gjumë , në shtëpinë e familjes në Patras, në mars 2021. Ajo ishte në të njëjtën dhomë me Xheorxhiën.

Në të dyja rastet dyshohet që vdekja të jetë shkaktuar nga substancat toksologjike vdekjreprurëse që e ëma i ka dhënë fëmijëve./abcnews

g.kosovari

Next Post
Gykata e Posaçme lë në burg ish-deputetin Bllako: Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit

Gykata e Posaçme lë në burg ish-deputetin Bllako: Akuzohet për korrupsion e shpërdorim detyre për aferën e Inceneratorit të Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Rivlerësim me referencat e vjetra, në 60 bashki të vendit janë ende në fuqi çmimet e vitit 2016-të

March 16, 2026
Plas debati për projektligjin/ “Zegjine Balluku ka tre seanca që nuk vjen”/ Balla-opozitës: Mos na humbni kohë

PD vendosi që të bojkotojë Parlamentin, reagon Balla: Seriozisht e mendoni këtë apo është lapsus?

March 16, 2026
Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

Kaos në aeroportet e Evropës, sistemi i ri kufitar sjell radhë me orë të tëra për udhëtarët jo-evropianë

March 16, 2026
“Më bezdisi deklarata e tij”, Gonzato i përgjigjet Berishës: Nuk kam nevojë për ndonjë komision që të gjykojë jetën time

Arsyet e sulmit të ri të Sali Berishës ndaj Ambasadorit të BE-së

March 16, 2026
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë si spektakël

March 16, 2026
Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

Kreu masakër në lokal, kapet autori i vrasjes në Gjakovë

March 16, 2026
Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

Pauzë para stuhisë? Heshtja e avionëve kinezë mbi Tajvan ngre alarmin global

March 16, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Rishikimi i statutit dhe varka e mbytur e Berishës

March 16, 2026
Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

Champions League: Ndeshjet e kthimit, City dhe Chelsea besojnë te përmbysja

March 16, 2026
“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In