• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga plagosje me armë në Shkodër/Si nisi sherri, autori shkoi në banesën e 24-vjeçarit dhe…

by A M
12/05/2024 13:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë nga plagosja e një dite më parë e shtetasit Jaser Osmani në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 11 majit në lagjen “Salo Halili” bën të ditur policia vendore e Shkodrës teksa dyshohet se gjatë një konflikti të çastit mbeti i plagosur 24 vjeçari.

I dëmtuari Jaser Osmani mori një plumb në këmbë dhe menjëherë u dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e policisë shkuan në vendngjarje duke vijuar kontrollet për kapjen e autorit. Policia identifikoi autorin e dyshuar, shtetasin Gentian Mithi, 46 vjeç, banues në Shkodër.

Sipas policisë nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi i shpallur në kërkim Gentian Mithi, pas një konflikti të çastit me Jaser Osmanin, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve nga vendngjarja dhe pranë policisë së Shkodrës dyshohet se autori i dyshuar dhe i plagosuri e kanë nisur konfliktin e tyre në qendër të Shkodrës, në lagjen “Parrucë”.

Gjithçka ka nisur pas një debati mes tyre për kalimin në vijat e bardha në rrugë. 24 vjeçari i plagosur po ecte në këmbë duke tentuar që të kalojë në anën tjetër të rrugës pikërisht në vijat e bardha. Në atë moment autori i dyshuar ka qenë duke kaluar me automjet.

I plagosuri pretendon se ishte e drejta e tij për të kaluar në rrugë ndërsa autori i dyshuar pretendoi se duhej të kalonte ai me makinë. Palët kanë debatuar mes tyre.

Pas pak çastesh shtetasi Gentian Mithi dyshohet se ka shkuar në afërsi të banesës së 24 vjeçarit në lagjen “Salo Halili” në vendin e njohur si “Çinari i Tophanës” dhe aty mendohet se e ka plagosur me armë zjarri pistoletë dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Policia vijon që të jetë në ndjekje të autorit të dyshuar për të bërë të mundur gjetjen e më pas kapjen e tij ndërsa grupi hetimor vijon punën për ta zbardhur të plotë ngjarjen e ndodhur pasditen e 11 majit në Shkodër.

Next Post
FOTO-LAJM/ Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë, përqafim nga bashkëshortja

FOTO-LAJM/ Rama ulet në gjunjë para shqiptarëve në Athinë, përqafim nga bashkëshortja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com