• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

LISTA ME EMRAT/ Operacioni blic në Krujë, kapen 1,3 ton kanabis, 11 të arrestuar

by Java News
19/10/2016 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plot 1.3 ton drogë e llojit kanabis sativa dhe 11 të arrestuar është rezultati i operacionit të mbrëmshëm antidrogë në Derven të Krujës. Droga gati për t’u hedhur në treg është gjetur në fshatin Derven, në një vend të përshtatur si magazinë, në proces tharje. Mbi 11 personat të arrestuar në flagrancë  rëndojnë akuzat për pjesëmarrje në organizatat kriminale e trafikim të lëndëve narkotike. Gjate operacionit jane sekuestruar 6 armë zjarri, fishekë, automjeteve dhe telefona celularë.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:

1. Erjon Vathi, 27 vjeç, banues në Derven, Krujë;

2.Ferit Sula 45 vjeç lindur në Burrel;

3.Ali Kuçi 19 vjeç, banues në Milot;

4.E.N. 16 vjeç, banues në Derven, Krujë;

5.Besmir Vathi 18 vjeç, banues në Derven, Krujë;

6.Erald Bardhoku 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

7.Kujtim (Valentin) Rexhepi (Smykalova)48 vjeç, banues në Fushë- Krujë;

8.Gazmir Gjokea 29 vjeç, banues në Derven Krujë;

9.Nilson Gega 26 vjeç, banues në Derven, Krujë;

10.Gjovalin Gjokea 47 vjeç, banues në Derven, Krujë;

11. Aurel Gjokeja 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

Gjatë kontrolle të kryera janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1.3 ton lëndë narkotike Cannabis Sattiva;
• 2 armë zjarri pistoletë, tip Makarovë;
• një armë zjarri tip TT;
• 2 armë zjarri automatik;
• një kallashnikov;
• 130 fishekë automatiku dhe 11 pistolete;
• një automjet Audi – Q 7 me targa AA 066 LD;
• një kamionçinë tip Iveko me targa AA 216 DD;
• një furgon me targa AA 057 GL;
• një Sharoon me targa AA 762 DH;
• një makinë Ford Fokus me targa AA 126 FL;
• një autoveturë tip BMW me targa AA 747 OL;
• telefona celularë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë.

Operacioni u zhvillua mbremjen e se martes
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë dhe Forcën e Posaçme Operacione në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Derven Krujë kanë konstatuar dy ambjente që shërbenin për tharjen e lëndëve narkotike.

Ambientet ishin një magazinë dhe një banesë e pabanuar, në brendësi të të cilave u gjetën bimë narkotike të thara, në proces tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.

Hapi për kryerjen e operacionit u hodh pas përgjimeve dhe informacioneve të siguruara paraprakisht ndërsa zbatimi u realizua nga Policia.

Informacioni për këtë grup kriminal është dhënë nga Shërbimi Informativ Shtetëror, i cili i ka dhënë koordinata të saktë Prokurorëve të krimeve të Rënda, për vendodhjen e sasisë së drogës. Ky informacion është administruar nga drejtuesi i Krimeve të Rënda Besim Hajdërmataj, i cili prej disa muajsh ka kryer hetime, duke mbajtur në përgjim dhe vëzhgime në teren personat e implikuar si të përfshirë në këtë proces droge.

Gjatë hetimeve të kryera janë administruar një sërë provash materiale që tregojnë implikimin e personave të arrestuar, në kultivimin dhe më pas tharjen e lëndës narkotike. Në mbrëmjen e djeshme prokuroria ka lëshuar disa urdhër-arreste, ndërkohë që për ekzekutimin e tyre është kërkuar ndihma e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë, duke shmangur policinë lokale të Krujës dhe Fushë-Krujës në këtë operacion.

Shak i kësaj shmangie sipas prokurorisë është bërë dyshimi se policë të këtyre komisariateve kanë lidhje dhe bashkëpunojnë me trafikantët e drogës. Pikërisht efektivët e repartit FNSH kanë kryer gjatë mesnatës së djeshme kontrollin e 6 banesave dhe disa magazinave që shërbenin si mobileri në zonën e Dërvenit në Nikël.

Nga këto kontrolle është bërë e mundur të sekuestrohet një sasi prej 1.3 ton drogë e cila ishte në proces tharje, ndërkohë që kjo sasi pritet të ritet si pasojë e kontrolleve të tjera në dhjetëra magazine, që shërbejnë si mobileri në zonën e Niklës.

Njëherësh prokurorët thonë se mund të ketë dhe arrestime të tjera, pasi ka dyshime se mes personave të ndaluar ka dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Nga ana tjetër Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka dhënë asnjë emër të personave të arrestuar, ndërkohë ka dyshime se në mbështetje të këtij grupi kriminal, janë vënë dhe oficerë të policisë lokale, të cilët kundrejt pagesave të majme nga trafikantët, jepnin informacion për ta.

Pritet që në ditët në vijim prokuroria t’i drejtohet gjykatës për të kërkuar masën e arrestit në burg ndaj të arrestuarve.

ma.me

Next Post
Fushata për kandidatin e Kosovës drejt “Oscar-it” kushton 100 mijë euro

Fushata për kandidatin e Kosovës drejt “Oscar-it” kushton 100 mijë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Çfarë pret Adriatik Lapaj?

February 23, 2026
4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

4 marsi afati i fundit! Kurti nis konsultimet me opozitën, a ka marrëveshje për Presidentin?

February 23, 2026
Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Fati i drejtuesve të UÇK, Basha: Rama tërhoqi vëmendjen e Trump. Aty nuk po jepet drejtësi, po përbaltet lufta e mbuluar me gjak

February 23, 2026
Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In