• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga Maratona e Tiranës/ Shefi i Qarkullimit tregon rrugët që do bllokohen dhe ç’do ndodhë me lëvizjen e makinave

by
05/10/2021 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, shefi i sektorit të Qarkullimit në Policinë Bashkiake, Gentian Vocaj sqaroi me detaje se cilat rrugë do të bllokohen më 17 tetor në Tiranë dhe çfarë do të ndodhë me makinat e parkuara në rrugët ku do te zhvillohet maratona.

Ai theksoi se rreth 500 efektivë të Policisë Bashkiake do jenë në terren atë ditë. “Trajektorja e Maratonës është më e gjatë, rreth 42 km. Maratona do të fillojë në sheshin “Skënderbej”, do vazhdojë në Bulevardin “Zogu I”, në kryqëzimin e fundit të “Bulevardit të Ri”.

Pastaj vrapuesit do kthehen në drejtim të rrugës së Durrësit, do kalojnë në rrugën e Kavajës, në rrugën “Myslym Shyri” si dhe Bulevardin “Barjam Curri”. Nga aty do kalojnë në rrugën “Ibrahim Rugova”, te parku i Liqenit Artificial, rruga “Lek Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Xhorxh Bush”, si dhe rruga “Abdi Toptani” pranë Bashkisë, ku do të merret kthesa e fundit dhe do të shkojnë në pikën e nisjes.

Të gjitha këto rrugë do të kenë bllokime dhe devijime të trafikut atë ditë. Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë mjete të parkuara në këto rrugë, ose që kanë plan t’i parkojnë në ditën e Maratonës, të marrin masa”, sqaroi Vocaj. Drejtori i Sportit në Bashkinë e Tiranës, Gjergj Muzaka tha se aktivitetet do të nisin 2 ditë para datës 17 Tetor.

“Për herë të parë është certifikuar trajektorja e plotë e maratonës, që është 42 km në total. Është një intenerar i gjatë që kalon në pikat kryesore të qytetit, ku përveç pjesës sportive aty instalohen dhe 7 stage, përfshirë edhe stage-in kryesorë që është tek qendra, tek sheshi “Skëndërbej” ku organizohen evente në grupe artistike. Kështu që është një ditë festive dhe kërkon angazhimin edhe mirëkuptimin e të gjithëve atë ditë”, pohoi Muzaka.

/b.h

Next Post
Humbja e Kosta Grillos, motra: Ma more vëllain, më keni lënë vetëm…

Humbja e Kosta Grillos, motra: Ma more vëllain, më keni lënë vetëm...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In