• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE / Nga Kina në Shqipëri për “biznes”, si u zbulua baza e prostitucionit në Tiranë, dy kinezet rekrutonin vajzat dhe…

by A R
22/08/2024 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit të koduar “Red Light 2”, ka arritur të zbulojë një vatër prostitucioni në kryeqytet.

Sipas njoftimit të bluve mësohet se në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga një shtetase kineze, ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpuntorja e saj.

Sakaq, ka nisur hetimi në gjendje të lirë për 7 shtetase të huaja pasi akuzohet për veprën penale “ushtrim prostitucioni”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal.

– u shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal;

– u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Sakaq, gjatë hetimeve ka rezultuar se 38-vjeçarja me anë të kërcimit i ka marrë shumën 15 mijë euro, njërës së vajzave të shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ishte kërkuar të hiqtë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Nga Kina në Shqipëri për “biznes”, zbulohet

Parate e sekuestruara

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Red light 2”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Rekrutonte shtetase të huaja dhe më pas i shfrytëzonte për prostitucion, arrestohet një shtetase kineze.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e saj dhe procedohen penalisht 7 shtetase të tjera, për ushtrim prostitucioni.

Sekuestrohen 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e trafiqeve të paligjshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Red light 2”.

Në kuadër të këtij operacioni:

– u arrestua shtetasja kineze Y. Y., 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 90 të Kodit Penal.

– u shpall në kërkim shtetasja kineze N. D., 38 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”, parashikuar nga nenet 114, 115, 109-b, 90 të Kodit Penal;

– u proceduan në gjendje të lirë 7 shtetase të huaja për ushtrim prostitucioni.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se dy autoret e dyshuara, nëpërmjet rrjeteve sociale rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze, të cilat i akomodonin në një ambient të marrë me qira të përshtatur për shfrytëzim prostitucioni dhe më pas duke përdorur faqen “Escort Tirana” i shfrytëzonin për prostitucion. Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy autoret e dyshuara me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekturuara.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja N. D., me anë të shtrëngimit me anë të kanosjes, duke i bërë presion me anë të fotografive, ka marrë shumën 15 000 euro, nga njëra nga vajzat e shfrytëzuara, pasi kjo e fundit ka kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4500 euro të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 1 laptop, 3 aparate celulare, 2 pasaporta, dhe 3 fletore me shënime.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

/a.r

Next Post
Opozita sërish protestë para bashkisë së Tiranës, Policia zbulon se cilat rrugë do të bllokohen

Militantët e Berishës dhe Metës sulmojnë Ambasadën e SHBA: Janë çetë komunistësh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

Kthehen për festat e fundvitit, fluks emigrantësh në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë

December 27, 2025
Mblidhet grupi parlamentar i PD, Berisha: Platformë për ripopullimin e vendit

“Sali Berisha është bërë paranojak si Ramiz Alia në vitet ’90”

December 27, 2025
VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

VIDEO/ Durrës, zjarri përfshin disa autobusë të vjetër, tymi i zi mbulon zonën

December 27, 2025
VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

VIDEO-Stuhia e dëborës “ngrin” Nju Jorkun/ Anulohen fluturimet, kaos në transport! Gjendje e jashtëzakonshme në Nju Xhersi

December 27, 2025
Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

Këta janë alpinistët që humbën jetën pas goditjes nga orteku në Greqi (FOTOT)

December 27, 2025
“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

“Në bunker kaloi çdo orë të 472 ditëve”/ Reportazhi: Për më shumë se një vit, ushtari ukrainas tregon vuajtjen në frontin e luftës

December 27, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Dielë 28 dhjetor 2025

December 27, 2025
I kërkuar në Austri për trafik droge, 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut arrestohet në Qafë-Thanë

Kërcënoi me jetë të atin dhe shkeli urdhrin e mbrojtjes, bie në pranga 34 vjeçari në Gramsh

December 27, 2025
Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

Tuneli më i gjatë i autostradës në botë hapet për trafik

December 27, 2025
Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com