• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga hetimet e italianëve: “Fake News” për mbetjet kimike, synonte ngritjen e një landfilli! Ilir Kulla shkoi në Romë për…

by A R
08/06/2020 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i lajmit të rremë të 1400 konteinere plot me mbeturina toksike që kishin ardhur nga Italia dhe të groposura në Shqipëri, e fabrikuar në shkurt të 2017 nga ish-senatori italian Sergio De Gregorio (aktualisht në burg) me kërkesë të këshilltarit personal të Presidentit Ilir Meta, nuk ishte një plan politik vetëm për të shkaktuar rrëzimin e qeverisë Rama, por fshihte një histori korrupsioni e lidhur me një projekt për menaxhimin e landfilleve (vendgrumbullimit) të mbeturinave që do të realizohej në Shqipëri.

Këtë e thotë prokuroria e Antimafias së Romës e cila pak ditë më parë vuri në pranga Sergio De Gregorio-n dhe tetë persona të tjerë, mes të cilëve edhe Giuseppina De Iudicibus, bashkëpronare e portalit “Pianeta Italia News” që publikoi lajmet false mbi Shqipërinë.

Report TV ka lexuar një pjesë të dosjes italiane që zbulon këtë prapaskenë të nxehtë. Në faqen 58 të urdhër arrestit lexohet qartë:

“Për të kuptuar nivelin kriminal të Sergio De Gregorio është e udhës të përmendim një ngjarje që është e lidhur me Shqipërinë dhe me një përpjekje të De Gregorio-s për të ndihmuar në kushtëzimin e gjendjes politike në atë vend me qëllim që të nxirrte përfitimet e ardhshme”. Prokuroria italiane e quan  “pakti i landfilleve” (grumbullimit të plehrave) ose ne italisht ”patto delle discariche”.

Pra, nga një anë është ish-senatori De Gregorio që vë në dispozicion portalin e tij “Pianeta Italia News” për të publikuar hetimin fals mbi 1400 kontejnerët e plehrave me destinacion Shqipërinë, duke prodhuar një sërë shkrimesh të ripublikuara menjëherë nga mediat e lidhura me ish-qeveritarët Basha, Berisha dhe Meta dhe që më të vërtetë provokojnë në Shqipëri një furtunë politike, edhe pse e bazuar mbi lajme fals.

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë së Romës, është Ilir Kulla, që nga ajo kohë këshilltar personal i Ilir Metës, që, edhe pse ishte akoma në krye të Parlamentit, kishte nisur punën kundër qeverisë Rama, ndërsa PD kishte bllokuar me çadrën e saj bulevardin e Tiranës duke kërkuar dorëheqjen e Ramës. Në mes, gjendet pakti misterioz ”i landfilleve” dhe “përfitimet e ardhshme” të premtuara Sergio De Gregorio-s.

“Në bazë të përgjimeve telefonike” shkruan prokuroria antimafia e Romës, “Ilir Kulla i kishte dhënë detyrën De Gregorios të organizonte përmes njohjeve të tij dhe mediave në dispozicion të tij një fushatë denigruese për qeverinë shqiptare që të shkaktonte rrëzimin. Edhe vetë Ilir Kulla – nënvizon gjithnjë prokuroria italiane – kishte mbërritur në Itali pasditen e 26 shkurtit 2017 me qëllim që të ndiqte nga afër zhvillimet”.

Pra Ilir Kulla ndodhet në Romë me 26 shkurt 2017 për të ndjekur zhvillimet e dosjes false mbi plehrat dhe me 28 shkurt Syri.net (portal i lidhur me Berishën dhe Ilir Metën) publikon në Shqipëri skandalin fals “duke zbuluar” hetimin e mbeturinave të publikuar nga “Pianeta Italia News” (një portal krejtësisht i panjohur edhe mes gazetarëve italianë) përmes të cilit do të realizonte rrëzimin e qeverisë së Edi Ramës. Scoop-i fallco certifikohet menjëherë si i vërtetë nga disa “analistë”  që janë gati të thonë çdo gënjeshtër vetëm e vetëm për t’i shërbyer ish-qeveritarëve duke shpresuar që ata të mund të kthehen në pushtet e në këtë mënyrë të arkëtojnë shpërblimin. Basha, Berisha dhe shumë të tjerë përdorin skandalin e rremë të plehrave të prodhuar nga këshilltari i Ilir Metës për të kërkuar dorëheqjen e Ramës.

Po çfarë ishte ky “pakt i landfilleve”? Dhe cili do të ishte fitimi i ardhshëm i premtuar Sergio De Gregorio-s në rast se scoop-i fals mbi plehrat do të kishte shkaktuar me të vërtetë rrëzimin e qeverisë Rama? Ky skandal ndodh pak muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017, kur Ilir Meta tregonte se mund të merrte i vetëm 50 parlamentarë dhe se mund të krijonte lehtësisht një qeveri bashkë me Partinë Demokratike siç kishte bërë në 2009. Pra, çfarë do të kishte marrë Sergio De Gregorio në të ardhmen nga një qeveri eventuale PD-LSI në të ashtuquajturin “pakti i landfilleve”?

Biznesi i premtuar duhet të ishte me të vërtetë i madh nëse shtyn Sergio De Gregorion të mos kufizohet të dhurojë një fushatë shtypi denigruese kundër qeverisë shqiptare. Sipas Prokurorisë së Romës, në kuadrin e “paktit të landfilleve” bëhet dhe një pagesë prej 30.000 eurosh që Sergio De Gregorio ia jep Ilir Kullës disa javë para se të fillojnë publikimet e shkrimeve me lajme false me qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Po për çfarë duheshin këto para? Dhe si lidhen këto para me “paktin e landfilleve”, me fushatën e lajmeve denigruese dhe me fushatën elektorale që do të fillonte?

Pagesa bën pjesë në hetimin që çoi në arrestimin e De Gregorio-s pasi ato 30.000 euro që sipas prokurorisë iu paguan këshilltarit të Ilir Metës, i janë huazuar De Gregorio-s nga tregtari roman Eraldo Barletta, që pastaj kërkoi t’i ktheheshin. De Gregorio nuk mund t’i kthente duke shpjeguar se ajo shumë i ishte dhënë Ilir Kullës duke shtuar se ishte paguar “për një çështje me Shqipërinë”. Për cilën çështje Shqiptare me këshilltarin e Ilir Metës i referohet De Gregorio dhe për të cilën thotë se ka paguar 30.000 euro?

Prokuroria e Romës ka në dispozicion të gjitha përgjimet përfshi edhe ato në të cilat De Gregorio flet me Ilir Kullën për këtë çështje. Tanimë i takon SPAK-ut të vendosë nëse i intereson të kuptojë me të vërtetë se çfarë ka ndodhur në prag të zgjedhjeve 2017 dhe t’u kërkojë autoriteteve italiane një kopje të dosjes për të qartësuar nëse ekzistojnë apo jo prova të një krimi të kryer në Shqipëri.(Shqiptarja.com)

Next Post
E vjetra sundon, sa kohë që nuk janë shkulur rrënjët e saj

Një “tango” që të mban në vend numëro (edhe pse mund të të premtojë Brukselin)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In