• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga ekzekutimi i Santiago Malkos/ Autorët e ndoqën me dy makina, njërës prej tyre iu çanë gomat teksa largohej

by Java News
03/09/2019 15:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet kqyrjes së kamerave të sigurisë në rrugën “Xhanfize Keko”, grupi hetimor tashmë ka rindërtuar dinamikën e plotë si dhe mënyrën se si ish efektivi Santjago Malko u ekzekutua në mënyrë mafioze mbrëmjen e 27 Gushtit.

Burime pranë uniformave blu sqaruan për Report Tv se nga pamjet e kamerave të sigurisë të disa bizneseve përgjatë zonës së Porcelanit, ku ndodhi edhe vrasja, ka rezultuar se teksa 26 vjeçari Malko ishte në lëvizje me mjetin e tij tip BMW X5, pas tij qëndronin edhe dy mjete të tjera, njëra tip “Volkswagen Golf 6”, e ndërsa pas tyre në një distancë shumë të afërt mjeti tjetër tip “Mercedes-Benz CLS”. Të dyja këto mjete të fundit, e me ngjyrë e zezë dyshohet të jenë mjete me të cilat kanë lëvizur atentatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Sapo autorët që lëviznin me mjetin “Mercedes-Benz CLS” kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 26 vjeçarit, grupi hetimor dyshon se ky i fundit në atë moment ka qenë duke biseduar në telefon, e ka tentuar menjëherë që të ulë shpejtësinë, por për shkak të plumbave humb kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën anës rrugës, e duke përfunduar në murin e një godine aty pranë.
Në pamjet e kamerave të sigurisë u fiksua edhe lëvizja e një furgoni të bardhë, për të cilin fillimisht u dyshua se pikërisht ky mjet i prêt rrugën 26 vjeçarit, por nga hetimet rezultoi se personat që lëviznin me të nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Menjëherë pas ngjarjes, të dy mjetet e përdorura nga atentatorët dhe bashkëpunëtorët janë larguar në drejtim të Tufinës, e ndërsa në ecje e sipër, mjeti “Mercedes-Benz CLS” është përplasur me një bordurë duke çarë dy gomat e pasme. Përgjatë gjithë rrugës, thanë burimet, e deri në fshatin Ferraj, ky mjet ka lëvizur me goma të çara. Në kamerat e sigurisë është parë që dy gomat e pasme të makinës së djegur bënin xixa në ecje.

Pasi dogjën mjetin “Mercedes-Benz CLS” me targa AA 434 LX, bashkë me dy armë zjarri që u gjendën në brendësi të saj, autorët dyshohet të jenë larguar me mjetin tip “Volksëagen Golf 6”. Të dyja mjetet e përdorura në krim, si dhe target e tyre rezultojnë të vjedhura e të denoncuara në qytetet të ndryshme.

Për këtë ngarje policia ka si të dyshuar deri më tani dy persona me iniciale D.A dhe L.D, e ndërsa si pistë hetimi është ajo e hakmarrjes, si dhe konfliktet e mundshme të ish punonjësit të policisë, Santjago Malkos.

g.kosovari

Next Post
Mbledhja e KLP, miratohen projekt-aktet e vlerësimit për prokurorët Edvin Kondili e Arben Qose

Vettingu/ Kancelarët e prokurorive në 'sitë', ja 8-të emrat e parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të shitet

April 11, 2026
Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

Aksident tragjik në Austri, humb jetën një 19-vjeçar nga Kosova

April 11, 2026
Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

Dialogu Kosovë-Serbi, në udhëkryq/ LVV: Serbia të ndryshojë qasje. LDK: Duhet konsensus politik

April 11, 2026
Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In