• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga dosja “Flakë në det”: Bisedat e ish-policit me “Kapelen”, si do shkëmbehej kanabisi me kokainë

by A R
17/08/2023 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Meidat kanë ka siguruar dosjen e Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e 6 personave (4 shqiptarë e dy ukrainas) si rezultat i operacionit ndërkombëtar të quajtur “Flakë në det”.

6 trafikantët e drogës (Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;   Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë) janë lënë në burg nga Gjykata Penale, ndërkohë që mësohen detaje të reja mbi rastin.

“Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Arlind Ismailukaj rezulton se me datë 15.08.2023 nga ora 02:58, ky shtetas ka komunikuar me një person me pseudonimin “kapelja”, i cili sipas të dhënave nga policia gjyqësore është shtetasi i quajtur Arben Dalipaj, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit lundrues gomone që u nis nga ‘Royal Blue’ në Patok bashkë me të dyshuarin Besnik Byberi, i cili u kap në flagrancë nga policia. Mësohet se të dy do e dorëzonin lëndën narkotike te “Royal Blue”, thuhet në dosje.

Po ashtu, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në dosje, në kroskotin e makinës tip “Audi” të ish-policit Arlind Ismailukaj policia ka gjetur shuma të ndryshme parash.

Kujtojmë se gomonia u pikas nga forcat policore teksa lundronte me shpejtësi drejt velierës “Niula”. Kjo e fundit kishte flamur të huaj dhe ishte futur pa leje në ujërat e territorit shqiptar, në afërsi të Kepit të Rodonit. Në velierë ndodheshin dy shtetasit ukrainas, ndërsa në gomonen e cila u ndoq nga policia ishin 4 shqiptarët.

Mësohet se grupi i shqiptarëve do ta shkëmbente lëndën narkotike kanabis me kokainë në ambientet e lokalit “Royal Blue” e më pas do të kryhej trafikimi i saj. Policia u ka sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

/a.r

Next Post
Mbi 3 orë në SPAK, Cani: S’kam lidhje me koncesionin e sterilizimit, nuk jam ministri që ka kryer pagesat

Mbi 3 orë në SPAK, Cani: S’kam lidhje me koncesionin e sterilizimit, nuk jam ministri që ka kryer pagesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In