• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga dosja/ A mund të jetë “faqedjeguri”, vrasësi i gjyqtarit të Vlorës?

by Java News
03/03/2020 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Top Story ka siguruar të dhëna ekskluzive nga dosja hetimore rreth provave dhe dëshmive që hedhin më shumë dritë rreth ngjarjes së ekzekutimit të gjyqtarit Konomi. Referuar dosjes, i pari person i dyshuar i vendosur nën survejim ishte Edison Harizaj, i forti i Vlorës i njohur me nofkën “faqedjeguri”, i ekzekutuar në një atentat në Durrës në vitin 2018. Për disa kohë, ai u mbajt nën përgjim, por nuk kishte asnjë fije që e lidhte me krimin e rëndë.

Ditën e krimit, një person kontaktoi vullnetarisht policinë dhe rrëfeu se ka parë personat që i vendosën tritolin gjyqtarit në makinë. Dëshmitari L.C. , që për arsye sigurie ne po zbulojmë vetëm inicialet e tij, ishte puntor në një kantier ndërtimi përballë banesës së Konomit në zonën e Ujit të Ftohtë.

Kam parë dy persona me një benz 270 ngjyrë gri, që shikonin gjithë kohës nga banesa e gjyqtarit. Njëri prej tyre ishte një person me flokë të shkurtër, me tipare esmere, fytyrë të rrumbullakosur dhe një tatuazh të madh te supi

Top Story ka zbuluar edhe pjesë nga dëshmia e Julian Sinanajt, kreut të bandës që kryente vrasje të porositura me tritol. Edhe ai ka dhënë përshkrime të njëjta fizike, për personin që mendohet se ka vendosur tritolin. Sinanaj i ka orientuar prokurorët drejt emrit të Genis Mëhillajt, me specifikimin e tatuazhit karakteristik te supi, por pa ia përmendur emrin në asnjë moment. Sipas këtij të fundit, porosia ka ardhur nga një grup i fuqishëm në Durrës. Hetimet e prokurorëve nuk nxorën në dritë prova që të implikonin Mëhillajn.

Rrëfimi i Sinanajt, por edhe dëshmitarit L.C. u morën me rezerva. Ky i fundit madje rezultoi me probleme mendore sipas një ekspertimi mjeko-ligjor të kryer. Por, prej asaj kohe ai ka humbur gjurmët, pasi është kërcënuar disa herë me jetë.

Kërcënimin e fundit, ai e ka marrë në 24 Tetor të vitit 2011, pikërisht ditën kur në Durrës u ekzekutua nëndrejtori i Shërbimit Informativ për zonën Isa Çopa. Ai u gjet i djegur brenda mjetit të shkrumbuar në zonën e Currilave. Disa orë më parë, ai i kishte çuar djalit një mesazh lamtumire, çka bëri që ngjarja të hetohej si vetëvrasje. Pas disa muajsh, ekspertiza e kryer në Gjermani zbuloi se ai ishte dhunuar me sende të forta në kokë. Në momentet që është djegur me benzinë, Çopa ka qenë ende gjallë.

Çopa, në atë periudhë ishte angazhuar të hetonte vrasjen e Skerdilajd Konomit dhe grabitjen e pronave në bregdetin e Gjirit të Lalzit. Për këtë ngjarje, askush nuk ka guxuar të flasë. Ne tentuam të intervistojmë të afërm të tij, por na refuzuan. SPAK, konfirmon zyrtarisht për Top Story se Çopa, është vrarë për shkak të detyrës. Tre muaj para vrasjes së gjyqtarit, familja Konomi dhe të tjera me të, sapo kishin fituar në gjykatë kthimin e mijëra hektarëve tokë në Gjirin e Lalzit.

“U përjashtua motivi që të kishte bënte me detyrën”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Në atë periudhë, Konomi ishte vënë vetë në krye të betejës ligjore në shkallët e sistemit gjyqësor dhe shihej nga ata që kërkonin të merrnin pronat, si potencial i vështirë për tu mundur në shkallët e drejtësisë. Kjo ishte dhe mbetet pista e vetme e vrasjes së gjyqtarit.

“Për gjëra të tilla nuk kam diskutuar asnjëherë, ndoshta për shkak faktit që isha gjyqtar Tiranë, çështja ishte në Durrës por edhe për shkak të faktit se ishte shumë i matur, nuk donte të vinte në siklet, nuk donte të përfitonte që ishte gjyqtar e të bënte të tilla ndërhyrje”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë.

Në gjithë rrugëtimin në shkallët e drejtësisë për pronat, Konomi nuk kishte pasur asnjë kërcënim. Kjo, dukej se ishte një metodë tipike mafioze e krimit të organizuar që nuk paralajmëron, por asgjëson.

“Në takimet që unë kam pasur së fundmi me Skeridinn nuk kujtoj ndonjë situatë të tillë, ishte shumë i fortë, nuk është se tregonte gjithmonë djalë i qeshur”, – tregon Gerd Hoxha, gjyqtarë. TCH

Next Post
Ish-anëtari i kryesisë së PD/ Kulluri: Presidenti drejt një lëvizjeje politike

Ish-anëtari i kryesisë së PD/ Kulluri: Presidenti drejt një lëvizjeje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 barazon me Italinë, bindin kuqezinjtë e Bushit

August 23, 2026
Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

Grabiste biçikleta dhe para në taksi, pranga 56 vjeçarit në Shkodër

August 23, 2026
Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

Irani paralajmëron fqinjët: Kush i bashkohet luftës ekonomike të SHBA-së do të shihet si armik

August 23, 2026
Gushti nis me fluks të lartë udhëtarësh në pikat kufitare të vendit

Dyndje në Morinë, mbi 41 mijë kosovarë hyjnë në Shqipëri gjatë fundjavës

August 23, 2026
Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

Sezoni i ri politik, Rama thërret në Pogradec drejtuesit politikë! Nesër mbledhje me ministrat

August 23, 2026
Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

Finalizohen dy operacione policore në Tiranë, zbardhen 6 raste vjedhjesh dhe arrestohen autorët

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com