• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Detaje nga buxheti, sa rriten pensionet dhe pagat

by A R
20/10/2017 17:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka gati buxhetin e vitit të ardhshëm, ku parashikon rritje të ardhurash, shpenzime për investime, fondet për pagat, pensionet, pronarët dhe ish-të përndjekurit.
“Panorama” zbardh të plota tabelat e buxhetit me planifikimin e mbledhjes së të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitin për vitin e ardhshëm. Buxheti i vitit 2018 paraqet shifra ambicioze, për të ardhurat që parashikohen me rritje, investimet publike dhe politikat e rritjes së pagave dhe pensioneve.

TË ARDHURAT DHE SHPENZIMET

Për 2018-n qeveria parashikon të mbledhë 464,2 miliardë lekë të ardhura, rreth 200 milionë euro më shumë se në 2017-n. Shpenzimet për 2018- n parashikohen të jenë 499,3 miliardë lekë, rreth 200 milionë euro më të larta se ato të vitit të kaluar. Edhe investimet publike do të jenë më shumë se ato të vitit 2017. Në total, për vitin e ardhshëm qeveria do të përdorë për investimet publike 77,6 miliardë lekë, rreth 3,5 miliardë lekë më shumë se buxheti 2017.

Rritje do të shënojë edhe deficiti buxhetor. Për vitin 2018, sipas tabelave zyrtare të buxhetit të ri, deficiti do të jetë 3,8 miliardë lekë më i lartë. Nga 1 janari do të nisë edhe zbatimi i taksës së re të pronës, që do të llogaritet si përqindje mbi vlerën e shtëpisë sipas tregut. Për këtë taksë, me buxhetin e ri parashikohet që të ardhurat të jenë 8,1 miliardë lekë, apo 2,8 miliardë lekë më shumë se në 2017-n.
PAGAT DHE PENSIONET
Pagat dhe pensionet do të rriten edhe vitin e ardhshëm. Ashtu siç është bërë traditë për rritjen e pensioneve, qeveria ka parashikuar në buxhet zërin “politika të reja pensionesh”. Për rritjen e pensioneve, qeveria vitin e ardhshëm do të shpenzojë 3,120 milionë lekë. Fondi për pensionet është me rritje krahasuar me 2017-n, ku u shpenzuan 2,6 miliardë lekë dhe efektet e rritjes nisën më 1 mars. Për 2018-n do të përdoren 520 milionë lekë më shumë. Në 2018-n do të ketë edhe rritje të pagave. Referuar tabelave zyrtare të buxhetit për rritjen e pagave, fondi do të jetë 7,2 miliardë lekë, rreth 1,7 miliardë lekë më shumë se fondi i rritjes që u përdor në buxhetin e 2017-s. Prioritet për rritjen e pagave do të jenë arsimtarët, mjekët dhe infermierët.

PRONARËT DHE ISH-TË PËRNDJEKURIT

Fondi për kompensimin e pronarëve do të rritet edhe në 2018-n. Referuar tabelave zyrtare të buxhetit për kompensimin e pronarëve, qeveria do të përdorë 4 miliardë lekë. Krahasuar me 2017-n, fondi i kompensimit do të rritet me 200 milionë lekë më shumë. Për 2017-n, qeveria shpenzoi 3,8 miliardë lekë për pronar- ët. Por në buxhetin e vitit të ardhshëm parashikohet që shpenzimet për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve të mos pësojnë ndryshime. Fondi i 2018-s për këtë kategori do të jetë i njëjtë sa në 2017-n, pra do të shpenzohen për dëmshpërblimet 2 miliardë lekë.

INVESTIMET

Qeveria parashikon shifra ambicioze edhe në drejtim të shpenzimeve për investimet publike. Me buxhetin e vitit të ardhshëm, qeveria do të shpenzojë 77,6 miliardë lekë për investimet publike. Fondi do të jetë 3,5 miliardë lekë më i lartë se ai i 2017-s. Konkretisht, me financim të brendshëm për investimet publike do të përdoren 42,3 miliardë lekë, duke shënuar ulje me 5,4 miliardë lekë në krahasim me buxhetin e 2017- s. Por qeveria parashikon të rrisë investimet me financim të huaj.
Për vitin e ardhshëm do të përdoren 33,6 miliardë lekë, nga 25,3 miliardë që ishin në vitin e kaluar, duke u rritur me 8,2 miliardë lekë.shpenzimet për pushtetin vendor të pësojnë ulje. Buxheti i ri ka parashikuar edhe një fond rezervë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Referuar tabelave zyrtare ky fond do të jetë 1 miliardë lekë nga 500 milionë lekë që ishte në buxhetin e vitit 2017. Rritja parashikohet të jetë 500 milioën lekë./Panorama/a.m.

Next Post
Tahiri: Ilir Metës i duket sikur po humbi disa kg peshë, është njeri tjetër

"Po jua përsëris, nuk keni parë gjë akoma!”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In