• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje nga atentati në Vlorë, autorët zbrazën një karikator mbi 40-vjeçarin, çfarë panë dëshmitarët

by Ardit Rada
07/02/2021 12:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Gentian Qarri, mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se që prej orës 18 të mbrëmjes së kaluar, kur ndodhi ngjarja, e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia e Vlorës ka marrë në pyetje rreth 15 persona, pjesa më e madhe dëshmitarë të rastit dhe banorë të lagjes.

Janë pyetur edhe familjarët apo të afërmit e viktimës. Për sa i përket dëshmitarëve, ata janë shprehur se kanë parë një automjet që vinte drejt viktimës, ku brenda tij dukeshin e pakta dy persona, të cilët sapo panë viktimën janë zhvendosur me shpejtësi drejt rij dhe kanë goditur me breshëri nga automjeti. Dëshmitarët nuk kanë mundur t’i njohin, pasi autorët kanë qenë të kamufluar dhe janë zhvendosur me shpejtësi drejt pyllit të sodës. Automjeti që u dogj te pylli i sodës me targa greke ishte i vjedhur në vendin fqinj, Greqinë.

Arma dyshohet e modelit mod54, ku në total mban 30 fishekë. Dyshohet se mbi viktimën është derdhur një karikator i plotë, deri sa ka përfunduar. Një pjesë e gëzhojave janë gjetur në vendngjarje, disa në automjetet e parkuara pranë, si dhe në trupin e viktimës. Ai ka marrë plumba në kraharor dhe këmbë, por nuk ka ardhur ende përgjigja e autopsisë për të konfirmuar shkaqet që i morën jetën. Për personat që e njihnin, ai nuk ka pasur konflikte në Shqipëri, njihet si person i qetë e pa probleme, teksa pista kryesore e hetimit mbetet dënimi i tij në Itali.

Dyshohet se autorët e kanë ditur rutinën e përditshme të tij dhe kanë pritur sa ka dalë nga shtëpia e më pas e kanë ekzekutuar. Burimet nga policia e Vlorës konfirmojnë se mund të jetë vëzhguar për disa ditë. Autorët e njohin mirë zonën, duke u larguar në drejtim të pyllit të sodës, ku më pas dogjën makinën. Aty dyshohet se atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

Next Post
Aktorja Gridë, presidentët e zemëruar dhe vapa e madhe në shtator

Fatos Nano, pasqyra ku mund të shohim mëkatet tona dhe krimet e Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com