Të tjera detaje kanë dalë nga vrasja e dyfishtë që tronditi Durrësin sot.
Mësohet se viktimë si pasojë e plagëve nga armët e zjarrit kanë mbetur Besmir dhe Viktor Haxhia.
Ata janë vëllezër, ndërsa janë qëlluar brenda automjetit të tyre me një breshëri automatiku, nga një tjetër makinë që u ka prerë rrugën.
Ngjarja ka ndodhur në tregun e makinave, ndërsa nuk dihen shkaqet dhe autorët.