• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Detaje nga arrestimi i Amant Josifit në Dubai, gazeta spanjolle ‘zbërthen’ rolin e tij në organizatën kriminale

by Java News
15/09/2023 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta më e madhe spanjolle “El Pais” ka zbuluar se Amant Josifi, u ndalua më 6 shtator në Dubai pasi ishte përcaktuar nga policia e katalonjës dhe “Guardia Civil” si objektiv “me vlerë të lartë”.

Sipas autoriteteve spanjolle Josifi është pronar i disa call-centre të regjistruara në Shqipëri, përmes të cilave policia dyshon se janë mashtruar me mijëra shtetas spanjollë, duke i ofruar investime financiare false.

Ndaj tij gjykata spanjolle kishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar për krimet e organizatës kriminale dhe mashtrimit, ndërsa ai i kishte shpëtuar operacionit ndërkombëtar të zhvilluar në nëntor të vitit që shkoi

Sipas “El Pais” Josifi është një biznesmen i njohur në Shqipëri, me lidhje të forta politike. Ajo shton se arrestimi i tij ka shkaktuar një tërmet në vendin tonë, dhe se Josifi ka shërbyer si këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes në periudhën 2018-2020.

Një nga avokatët e 33-vjeçarit në Spanjë pretendoi për gazetën “El Pais” se Josifi është thjesht një biznesmen që i kishte marrë me qira call-centre dhe se nuk e dinte se çfarë lloj aktivitetesh kryheshin aty. Arrestimi, sipas burimeve gjyqësore spanjolle, është kryer përmes Interpolit. Josifi është i lirë, pa asnjë masë sigurimi, në pritje të paraqitjes së kërkesës për ekstradim nga gjykata e La Seu.

Për më shumë se katër vjet policia spanjolle hetoi një megamashtrim ndërkombëtar, ku zbuloi se te paktën 17 mijë qytetarë europianë ishin mashtruar përmes platformave online të investimeve, tregje valutore, në kriptomonedha, lëndë të para dhe produkte të tjera financiare.

Policia katalanase zhvilloi një motor kërkimi me 470 faqe interneti të supozuara mashtruese. Nga ankesa fillestare e një të moshuare së cilës iu zhvatën 800 mijë euro, u krijua një ekip ndërkombëtar, me përfshirjen e vendeve të tjera si Gjermania, Italia, Gjeorgjia dhe Shqipëria. Policia thotë se rrjeti ka fituar rreth 2.4 miliardë euro me “qindra mijëra” viktima në mbarë botën.

Hetimi i çështjes ka zbardhur funksionimin e “call centre” të hapura 24 orë në ditë, me dhjetëra persona që pretendohet se janë agjentë fals dhe të cilët mashtronin pamëshirshëm qytetarët nga e gjithë bota. Viktimat besonin se po investonin në produkte financiare me përfitim të lartë dhe kriptovaluta, por në realitet paratë shkonin direkt në xhepat e organizatës kriminale. Sipas “El Pais” Amant Josifi ishte ne krye të degës të organizatës kriminale që merrej me mashtrimin e qytetarëve spanjollë, dhe që kishte epiqendër Shqipërinë./f.s

Next Post
Plagosi rëndë dy vëllezër dhe ia mbathi drejt Lushnjës, autori kapet duke pirë kokainë

Arrestohen 4 të rinj në Kukës, kishin kthyer lokalin në biznes droge dhe lojërash fati,

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

Mbi 3.400 gjoba dhe 13 të proceduar në një jave, Policia e Vlorës monitoron me dronë e radarë inteligentë fluksin e udhëtarëve

August 1, 2026
Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

Ratifikohet marrëveshja e huasë me BERZH për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë–Durrës dhe lidhja me Rinasin

August 1, 2026
Shkarkohet komandanti i Forcës Ajrore, ja kush e zëvendëson

Financimi për fushën e mbrojtjes, Presidenti Begaj dekreton marrëveshjen e huasë me SHBA

August 1, 2026
“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

“Skizofren patologjik që dezinformon shkencën mjekësore”, Brataj reagon pas deklaratave të Edvin Priftit për vaksinat

August 1, 2026
Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

Todd Blanche merr mbështetjen e Trump për postin e Prokurorit të Përgjithshëm të SHBA-së

August 1, 2026
Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

Zjarri në magazinën e fishekzjarrëve në Shkozet, banorët të shqetësuar: Tymi vijon të mbulojë zonën

August 1, 2026
Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

Kurti dhe Abdixhiku pranë një marrëveshjeje qeverisëse, mbetet pikëpyetje formimi i institucioneve

August 1, 2026
63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

63 ditë tubime kundër qeverisë/ Diaspora zbret sërish të protestojë në sheshin “Skënderbej”

August 1, 2026
“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

“Mjekët konspiracionistë përhapën ide që vendosën në rrezik miliona jetë”/ Doktor Edvin Prifti përplaset me Erion Dashon

August 1, 2026
Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

Autori dhe pistat e hetimit/ Prokuroria zbardh vrasjen e Kevin Muharremit në Itali pas gjashtë muaj hetimesh

August 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com