“Kanë qenë njerëzit në rrugë ata që kanë para aksidentin dhe kanë shkuar në vendngjarje por edhe pse mbërriti ambulanca ata ndërruan jetë në vend. Nisur nga dëmtimet dhe shenjat e lëna në rrugë mendohet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nuk dyshohet se shkak për aksidentin është mungesa e sinjalistikës pasi ai ishte një person që e njihte mirë zonën. Ai po shkonte të çonte në shtëpi të fejuarën e vëllait”- u shpreh ajo.