• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

DETAJE/ Kush janë dy sekserët e gjyqtarit milioner që liroi të dënuarin për vrasje

by Java News
12/11/2017 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të tjera zbulohen për rastin e korrupsionit të gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Shkëlqim Miri.

Sipas dosjes hetimore, kanë qenë dy persona që kanë luajtur rolin e sekserëve për paratë që dyshohen se ka marrë Miri në këmbim të votës pro lënies në fuqi të një vendimi të Gjykatës së Matit, që i kualifikonte veprën të akuzuarit Gentian Doda, nga “vrasje me paramendim” në “plagosje të rëndë me dashje”, me pasojë vdekjen, shkruan ‘Panorama’.
Bëhet fjalë për shtetasit Alban Buçi dhe Kujtim Miri. I pari mësohet se është njeri i afërt me të akuzuarin Gentian Doda, ndërsa i dyti është djali i xhaxhait të Shkëlqim Mirit. Këta persona kanë ndërmjetësuar dhe kanë qenë pjesë e takimeve ku është konsumuar vepra penale e “korrupsionit”. Hetimet për Shkëlqim Mirin mësohet se kanë nisur në janar të këtij viti, pas informacioneve se gjykatat shqiptare po kryenin manovra për t’i dhënë liri të akuzuarit për dy vrasje, Gentian Dodës.

Në muajin maj, Alban Buçi dhe Kujtim Miri dyshohet se janë takuar disa herë për të negociuar lidhur me pagesën që do të kryhej te gjyqtari, i cili në Apel do të votonte pro lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Matit për Gentian Dodën. Kështu, sipas hetimeve, Buçi dyshohet se ka dorëzuar paratë te Kujtim Miri, i afërmi i gjyqtarit dhe më pas ka njoftuar Gentian Dodën për kryerjen e transaksionit,shkruan ‘Panorama’.

Takimet janë bërë në Fushë- Krujë, qytet prej nga cili është edhe gjyqtari Miri. Pagesa dyshohet se ka qenë 20 mijë euro, në këmbim të votës pro lënies në fuqi të vendimit të Gjykatës së Matit. Prokuroria ka si prova kamerat e sigurisë së lokalit ku është kryer takimi mes sekserëve, si edhe SMS-të që ka shkëmbyer Buçi me Gentian Dodës për arritjen e marrëveshjes.

Megjithatë, pozita e gjyqtarit rëndohet shumë, pasi në një kontroll në banesën e tij, Policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme lekësh, dollarësh dhe eurosh, që në total shkojnë rreth 33 milionë lekë të rinj. Kjo pasuri nuk i afrohet aspak asaj që ka deklaruar gjyqtari, e cila është afërsisht 3 milionë lekë të rinj.

a.ç

Next Post
Aksi Fushë Krujë – Milot mbulohet nga mjegulla

Aksi Fushë Krujë - Milot mbulohet nga mjegulla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

Bllokimi i rrugës shkakton irritim te qytetarët, marrin udhën në këmbë nga Librazhdi në Prrenjas

February 21, 2026
Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

Goditet për vdekje me thikë 47-vjeçari në Kavajë, dyshimet e para të policisë

February 21, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

February 21, 2026
Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

Një ditë pas arrestimit të vëllait për trafik droge, deputetja e PD Elda Hoti kërkon rrëzimin e qeverisë

February 21, 2026
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

February 21, 2026
“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

“Sulme në selitë e PS”/ Balla i përgjigjet Berishës: Thirrja për dhunë është vepër penale! Tropoja edhe sot i vuan porositë e tua

February 21, 2026
Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

Konstitucionalisti Klodian Rado: Paraburgimi po përdoret si normë! Problem edhe rritja e stokut të dosjeve

February 21, 2026
“Dhuna nuk është zgjidhje!” Ministrja Koçiu: Mbani të miturit larg akteve që rrezikojnë jetën

VIDEO/ Ja si përgatiten molotovët në selinë e PD-së para protestave të dhunshme

February 21, 2026
Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

Koloneli amerikan: Tërheqja e papritur e trupave do të shkaktonte pasiguri në Kosovë

February 21, 2026
“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

“Kanë kryer një test sekret në vitin 2020”, inteligjenca amerikane: Kina po zhvillon një arsenal të ri bërthamor

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In