Një ngjarje e rëndë ka shokuar këtë mëngjes mbarë opinionin publik.
Një nënë nga Fieri, 42 vjeçe, e identifikuar si Rudina Kishta, ka tentuar të mbysë dy vajzat e saj në lumin Seman, fill pasi i kishte vënë flakën shtëpisë së burrit.
Nëna 42 vjeçare fillimisht ka djegur shtëpinë dhe më pas ka marrë vajzat e saj binjake për t’i mbytur në Seman. Sakaq, pas djegies së shtëpisë, një patrullë i është vënë nga pas por, sipas mediave, ka qenë një djalë i cili krejt rastësisht ka dëgjuar ulërimat e vajzave dhe ka vrapuar menjëherë drejt tyre, ka shtyrë nënën dhe ka nxjerrë vajzat nga uji.
Pas patrullës ndërkaq, ka shkuar menjëherë edhe makina e policisë e cila ka arrestuar nënën dhe ka marrë nën kujdes vajzat të cilat mësohet se gëzojnë shëndet të plotë.
a.ç