8 pakot e kokainës të kapura në Mal të Zi kishin destinacion Shqipërinë.
Kështu kanë mësuar mediat nga burime policore të cilat sqarojnë se Policia e Shtetit komunikoi me autoritetet e Malit të Zi për të kërkuar më shumë informacion rreth shqiptarit të arrestuar Arvid Halili.
Ky i fundit transportonte drogën me makinën tip BMW dhe kishte hyrë nga dogana e Kroacisë. Pas Malit të Zi, Arvids Halili kishte destinacion përfundimtar Shqipërinë.
Ndërkohë, policia shqiptare ka nisur verifikimet në vend për të gjurmuar persona të tjerë pjesë e rrjetit kriminal që do të prisnin në vendin tonë kokainën.
/a.r