Një efektiv i forcave Shqiponja plagosi me armë në këmbë një qytetar që ditën e sotme në vend të dokumentit identifikues i nxori armën duke e kërcënuar se e qëlloi.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë, ku për pasojë mbeti e plagosur edhe një kalimtare rastësisht në zonë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtori i Policisë së Tiranës, tha se personi dyshohet të jetë me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe i shpallur në kërkim, por pritet t’i merren gjurmët e gishtërinjve për t’i faktuar këto dyshime.
***
Personi qe i nxorri armën dhe kërcënoi të qëllojë efektivin e forcave Shqiponja, është Orgest Bilbili, person në kërkim për vrasje në Lushnje.
Në tetor 2019, së bashku me Leart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali.