• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Historia e të riut dhe zjarrvënies së shtëpisë së vjehrrit

by Java News
29/07/2018 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

ELBASAN– Policia e Elbasanit arrestoi një 30-vjeçar, i cili pas një debati familjar me vjehrrin e tij, i vuri flakën banesës së këtij të fundit.

Ngjarja ka ndodhur katër ditë më parë, por vetëm në fundjavë u zbulua se kishte qenë lindja e djalit të tij shkaku që u bë sherr me vjehrrin. Burime të Policisë bënë të ditur se 30- vjeçari Ç. Kasa, nga fshati Reçan, shumë afër Elbasanit, dogji shtëpinë e prindërve të bashkëshortes së tij në mënyrë të qëllimtë, pas një debati që kishte nisur menjëherë pas lindjes së djalit të 30-vjeçarit.

 

DEBATI

Sipas të dhënave nga grupi i hetimit që është marrë me ngjarjen, 30-vjeçari ishte i martuar dhe kishte një vajzë rreth 4 vjeçe dhe djalin e sapolindur. Vëllai i tij, për arsye natyrale, nuk shtohej dot me fëmijë dhe për këtë arsye Kasa i kishte premtuar se do t’ia jepte atij fëmijën e dytë që do të lindte.

Dhe kështu u bë. Fëmija e dytë lindi djalë dhe që në maternitet, 30- vjeçari ia dhuroi vëllait të tij, duke hequr dorë nga atësia. Por, pa kaluar 40 ditë nga lindja e djalit, duket se nisën pakënaqësitë nga familja e prindërve të nuses së tij. Burime nga fshati bëjnë të ditur se Kasa ka shkuar në banesën e vjehrrit të tij për të pirë një kafe, por ky i fundit e ka pritur keq dhurimin e nipit të tij, aq më tepër pa iu marrë miratimi.

“Mos ia jepje djalin vëllait, por bëje një fëmijë të tretë, pasi djali ishte trashëgimtari i shtëpisë tënde”. Ky ka qenë filli i bisedës, i cili më pas ka përfunduar me debat nga ana ana e 30-vjeçarit, i cili ka këmbëngulur në të tijën, se nuk ishte pishman për veprimin që kishte kryer.

“Bëj fëmijë tjetër, nuk kam bërë mëkat që mbusha shtëpinë e vëllait tim”, i është drejtuar dhëndri. Por debati me fjalë është acaruar, pasi vjehrri e ka akuzuar atë se kishte vendosur kundër vullnetit të së bijës. E gjithë këmbëngulja e 63-vjeçarit M.S. për fëmijën ishte edhe për faktin se ai nuk kishte pasur djalë vetë dhe lindja e një nipi kishte qenë një gëzim i madh për të dhe të shoqen. Ai është befasuar kur ka mësuar se nipi i sapolindur do të rritej me prindër të tjerë dhe jo nga e bija dhe dhëndri i tij.

 

DJEGIA E BANESES

Pas debatesh, 30-vjeçari ka marrë në oborrin e shtëpisë një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën shtëpisë së vjehrrit, duke i thënë se ai nuk ka të drejtë të ndërhyjë në familjen e tij. I moshuari bashkë me gruan e tij kanë dalë menjëherë jashtë dhe fatmirësisht kanë shpëtuar nga flakët, ndërsa banesa e tyre është djegur. Banorët e fshatit kanë parë zjarrin dhe kanë lajmëruar menjëherë Policinë. Kjo e fundit bashkë me zjarrfikëset mbërritën në vend, por dëmet në banesë kanë qenë të konsiderueshme. Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të palëve, blutë arrestuan të riun për shkatërrim prone dhe dhunë në familje.

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi Ç. Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan, pasi në fshatin Reçan, në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, shtetasin M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjehrrit. Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’ dhe ‘Dhuna në familje’, të parashikuar nga nenet 151/ 2, 130/a të Kodit Penal”, bëri të ditur Policia e Elbasanit. (Panorama)

 

Next Post
Turizmi/ Ministrat e Ramës në Pikën e Aventurës së Jalës: Do e zgjasim sezonin përtej traditës

Turizmi/ Ministrat e Ramës në Pikën e Aventurës së Jalës: Do e zgjasim sezonin përtej traditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

“E humbi të shtënën e parë, por me të dytën…”- Zbardhet ekspertiza e vrasjes në Greqi, Allmuça e qëlloi disa herë me shkelm, e tërhoqi zvarrë dhe…

August 24, 2026
Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

Shqipëria konfirmon mbështetjen ndaj Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së saj! Ministria e Jashtme: Do vijojmë të qëndrojmë në krahun tuaj!

August 24, 2026
“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

“E kishte kërcënuar edhe më parë”- Vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri në Greqi, flet i vëllai: I thashë të merrte urdhër mbrojtjeje, por…

August 24, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

Ish-legjendat e futbollit i dalin kundër Infantinos, i kërkojnë largimin nga kreu i FIFA-s: Mjaft më!

August 24, 2026
Uashingtoni paralajmëron “ofensivën më të madhe financiare” ndaj Iranit, Teherani kërcënon mbylljen e eksporteve të naftës -

“Hyjnë në fuqi më 1 Janar”- Ashpërsohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Trump ua rrit tarifat 50% për çelikun dhe automjetet: Ata na kanë plaçkitur!

August 24, 2026
VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

VIDEO/ Gentiana Sula: Tranzicioni u soll me hipokrizi ndaj të përndjekurve! Fëmijëve të internimit u detyrohemi njohje ligjore!

August 24, 2026
EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

EMRAT/ “Jemi të njohurit e tu”, ja si u mashtrua pronari i “Exchange” me Inteligjencë Artificiale dhe iu morën 100 mijë euro! Tre autorët u shtirën sikur…

August 24, 2026
“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

“Keni armiq që”- Ish-kongresmeni amerikan jep mesazh të fortë në Prishtinë: Do të jeni në telashe të mëdha nëse nuk zgjidhni Presidentin!

August 24, 2026
Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

Kina bën thirrje për më shumë përpjekje të APEC-ut për të hequr barrierat tregtare

August 24, 2026
Trump paralajmëron tarifa 50% për makinat dhe çelikun nga 1 janari 2027 pas dështimit të bisedimeve me Kanadanë -

Trump paralajmëron tarifa 50% për makinat dhe çelikun nga 1 janari 2027 pas dështimit të bisedimeve me Kanadanë –

August 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com