• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJE / Hapet autostrada me limitin më të lartë të shpejtësisë në Shqipëri

by A R
15/06/2020 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bypass-i  i Fierit nga sot është 100% në dispozicion të qytetarëve, i hapur në të dy krahët, pas përfundimit të punimeve me të gjitha detajet.

Kjo rrugë 22 kilometra e gjatë, është autostradë e kategorisë B, ekstra urbane dhe me një limit shpejtësie prej 120 kilometrash. Është hera e parë që në Shqipëri ka një rrugë me limit kaq të lartë shpejtësie. Deri tani ka qenë rruga Tiranë-Elbasan e cila vetë në disa kilometra të saj lejon 110 km në orë shpejtësi për mjetet.

Rruga e re do të kontrollohet me radar shpejtësie për të monitoruar respektimin e rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Gjerësia e këtij Bypass-i me dy karexhata është 22 metra total. Secila karexhatë ka nga 2 korsi. Është një rrugë e trajtuar dhe në detaje sipas kërkesave të pushtetit lokal. Për disa problematika siç është rasti i përmbytjeve janë vendosur 104 tombino. Po ashtu janë mbjellë përgjatë gjithë segmentit pemë në të dy krahët e rrugës.

Sakaq janë ndërtuar 3 ura përgjatë këtij Bypassi, ura te Pojanit, Semanit dhe Hoxharës. 4 udhëkryqe me dy nivele. Po ashtu janë ndërtuar 21 nënkalime dhe 7 mbikalime”, raporton noa.al duke cituar ministrinë e Infrastrukturës.

Pas dorëzimit të Bypass-it, puna do të vazhdojë me rrugën e Apolonisë dhe me rrugën hyrëse të qytetit të Fierit për të cilën ministrja Belinda Balluku thotë se, “aty projekti është rishikuar pasi rruga është zgjeruar dhe kemi krijuar akses më të mirë për të gjithë daljen në qytet, që supozohet të jetë dhe aksesi kryesor i këtij Bypass-i”.

Një tjetër vepër për të cilën punimet po avancojnë është edhe Bypass-i i Vlorës, për të cilin ministrja u shpreh sot nga Fieri se punimet kanë ecur mjaft mirë. “Do fillojmë asfaltimin duke filluar nga kjo javë në një pjesë të mirë të tij. Kanë ecur edhe veprat e artit, kështu që, po plotësohen të gjitha pjesët, qoftë me Bypassin e Fierit dhe me Bypass-in e Vlorës. Ditën e premte ne do lancojmë dhe garën për tunelin e Llogarasë dhe më pas ditët në vazhdim do të lancojmë edhe garën për pjesën më të madhe të korridorit Adriatiko – Jonian”.

Aksin prej 120 kilometra pjesë e Korridorit Adriatiko – Jonian, Kryeministri Rama e cilëson si një vepër gjigande. “Të sistemohet e gjitha nëpërmjet Thumanë- Rrogozhinës e deri këtu është fantastike”, – u shpreh Kryeministri sot në Fier.

Aksi Milot – Thumanë – Rrogozhinë – Fier, i cili do të lidhet pikërisht me Bypass-in e Fierit dhe do të transformojë rrënjësisht infrastrukturën rrugore të Shqipërisë Turistike.

/a.r

Next Post
Moikom Zeqo: Në Shqipëri politika grindet me qytetarët, timonin e institucioneve duhet ta marrin të rinjtë

Moikomi ishte mistik i Mesjetës, i maskuar si njeri i Rilindjes. Nisej të zbulonte diçka por gjithnjë zbulonte diçka tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lutje Mbesës Ani Ypi

Lutje Mbesës Ani Ypi

March 16, 2026
Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon fatin e marrëveshjeve ndërkombëtare 121-milionëshe

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Përfundon takimi i Ramës në Vlorë, zbardhen porositë e kryeministrit në prag të sezonit turistik

March 16, 2026
Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

Trump paralajmëron NATO-n: Nëse nuk mbroni Ngushticën e Hormuzit do të keni të ardhme të keqe

March 16, 2026
PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

PD mbledh sot Kryesinë, çfarë pritet të diskutohet

March 16, 2026
Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

Hoxha telefonatë me homologun Mucunski: Integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me rëndësi strategjike për rajonin dhe BE-në

March 16, 2026
Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Kaja Kallas: Bashkimi Europian po shqyrton masa për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 16, 2026
Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

Thyhen dyert e shkollës në Lezhë, zbulohet grupi prej 6 personash që vodhën pajisjet

March 16, 2026
“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

“Ditë e natë do ta qaj”, foshnja dy muajshe i ndërroi jetë, flasin prindërit: Ishte me infeksion në mushkëri, vetëm flinte

March 16, 2026
Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

Rama mbërrin në Vlorë, takim me deputetë dhe përfaqësues të pushtetit vendor! Në fokus projekte për qytetin

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In