• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Gruaja që u vra ishte bashkuar me Dëshmitarët e Jehovait, burri që ishte në burg për trafik droge dyshonte për tradhti

by Java News
10/01/2020 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej 6 vitesh gruaja që u vra nga kunati në Paskuqan jetonte vetëm me vajzën dhe nënën e saj, pasi burri ndodhej në burg për trafik droge i dënuar 10 vite prej 2014.

E ndërsa burri dyshonte se gruaja e tradhtonte duke i lënë porosi vëllait ta ruante, mësohet se 39-vjeçarja prej pak kohësh i ishte bashkuar sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Elton Çapoku, i dënuar për trafik droge drejt Holandës është bashkëshorti i Enkeleda Çapokut e cila u vra pikërisht nga vëllai i tij.

Ai është arrestuar dhe dënuar për trafik droge si pjesë e një bandeje kriminale ku pjestarë ishin edhe Arben Alla si dhe Adrian Cingu.

Çapoku bashkë me dy të tjerët tentuan me kamionçinë të trafikonin drejt Holandës 186 kg kanabis me një kamionçinë.

Më datë 28.08.2012 rreth mesnatës, Adrian Cingu i është afruar pikës së kalimit kufitar “Porti Durrës” me qëllim hipjen në tragetin e linjës Durrës-Bari, së bashku me automjetin që drejtonte tip “Mercedes Benz” i llojit “kamionçinë”, me targa AA xxx EP.

Pikërisht në zonën e kontrollit antidrogë të policisë në këtë pikë kalimi kufitar, automjeti që drejtonte i pandehuri Adrian Cingu i është nënshtruar kontrollit policor.

Nga kontrolli në kamionçinë, pas kabinës u zbulua vendi i fshehtë i sajuar dhe brenda tij u gjend e fshehur një sasi prej 35 thasësh të mbushur me lëndë bimore, që rezultoi se ishte lëndë narkotike e llojit “cannabis sativa” me peshë totale prej 186 kg e 750 gramë.

Adrian Cingu luante rolin e shoferit kurse dy përgjegjësit ishin Elton Çapoku dhe Arben Alla. Elton Çapoku kishte blerë kamionçinën dhe u arrestua dy vite pasi ishte shpallur në kërkim, më 2014 në Tepelenë.

g.kosovari

Next Post
“Ju kemi vëllezër”/ Ministri turk për ndërtimin e 500 shtëpive: Duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt

"Ju kemi vëllezër"/ Ministri turk për ndërtimin e 500 shtëpive: Duam që brenda 6 muajve ta përfundojmë këtë projekt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com