• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Gomonia me 2 ton kanabis u nis nga Himara, grekët plagosin njërin nga trafikantët

by Java News
26/11/2017 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat greke publikojnë detaje të reja në lidhje me gomonen me drogë të kapur nga policia një ditë më parë, pasi ishte nisur nga jugu i Himarës.

Sipas mediave greke, droga e sekuestruar brenda gomones 12 metra të gjatë i kalon 2 tonë.

Në pranga ranë 6 persona, 4 shqiptarë dhe dy italianë. Operacioni zgjati 48 orë. Gomonia, të paktën 12 metra e gjatë, me 3 motorë nga 350 kuaj fuqi secili, u kap në thellësi të ujërave greke, pasi nisja e saj ishte interceptuar më parë nga brigjet shqiptare.

Autoritetet i bënë shenjë gomones të ndalojë, por ishte e pamundur, ndaj filloi ndjekia për gati 22 orë. Pasi është qëlluar me snajper, gomonia është ndalur dhe 3 personat që ndodheshin në të u arrestuan.

Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë dhe një italian, ndërsa dy shqiptarë të tjerë dhe një italian u arrestuan në Athinë.

Saktësohet se gjatë ndjekjes, policia greke ka hapur zjarr në drejtim të gomones, duke lënë të plagosur njërin prej trafikantëve.

SI U PIKAS GOMONIA
Policia greke e ka pikasur gomonen teksa kalonte pranë ishullit të Korfuzit dhe e ka ndjekur deri në brigjet e ishullit Tzia në Athinë. Në ishullin Tzia, gomonia është qëlluar me snajper nga policia që i ndiqte me helikopter, ndërsa herë pas herë ka pasur shkëmbim zjarri me trafikantët.

a.ç

 

 

Next Post
Zidane: Nuk largojmë njeri, thjesht do marrim

Zidane: Nuk largojmë njeri, thjesht do marrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com