• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Furgoni me drogë, policia: Shkatërruam një grup kriminal

by Java News
22/11/2018 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kapja e një furgoni me kanabis ka çuar në arrestimin e 8 personave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Në një njoftim zyrtar për mediat, Policia e Shtetit thotë se në total, droga e gjetur në furgonin e bllokuar të mërkurën në qytetin e Elbasanit është 578 kilogramë kanabis.

“Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit në Territor”, në vijim të kontrolleve të shumta të kryera në ambiente dhe automjete në akset rrugore, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një sasi lënde narkotike që po transportohej me një automjet furgon në drejtim të Korçës, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Elbasan në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, më datë 21.11.2018, rreth orës 10:00 në fshatin Urakë, Njësia Administrative Rrajcë, bashkia Prrenjas, në aksin rrugor Prrenjas -Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon “Iveco” me drejtues mjeti shtetasin A.B”, thotë Policia e Shtetit në një njoftim për mediat.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u autoritetet arrestuan 8 persona. Ata janë: E. M., 27 vjeç, A. C. (T.), 39 vjeç, A. B., 42 vjeç, të tre banues në Fier. E. H., 43 vjeç, dhe G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan. E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec, A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë, si dhe L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa në kërkim u shpall një person me iniciale A. M., banues në Elbasan.

“Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A.Q. dhe E.Gj. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij grupi të strukturuar kriminal”, thotë më tej policia në njoftimin e saj për mediat.

Gjatë këtij operacioni u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera nga të arrestuarit në Fier, automjete të cilat shoqëronin automjetin me lëndë narkotike, konkretisht mjeti tip “Ford Focus” me drejtues A. C., si dhe mjeti tip “Toyota Corola” me drejtues mjeti E.H. Policia sekuestroi gjithashtu 14 aparate celularë dhe 5800 euro./

Next Post
FOTOT/ “Shashka, fishekzjarrë, përplasje”, ja çfarë po ndodh para parlamentit

Rama mesazh protestuesve: Largohuni, nuk do merrni asnjë qindarkë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsimi dhe tregu i punës/ Sektorët që dominojnë ekonominë, vetëm 4 % të diplomave

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

June 13, 2026
E shtuna me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime

E shtuna me mot të qëndrueshëm dhe kthjellime

June 13, 2026
Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

Marrëveshja SHBA-Iran drejt firmosjes? Pakistani zbulon prapaskenat: Teksti final është gati

June 13, 2026
Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

Botërori 2026/ Kanadaja “nuk dorëzohet”, barazon Bosnje Hercegovinë në minutat e fundit

June 12, 2026
Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

Botërori, Amerika (dhe Ezmeri Blu)

June 12, 2026
Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

Pse Amerika i hoqi ndalimin e udhëtimit Berishës në kulmin e protestave që mbështeten nga BE?

June 12, 2026
Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

Nurellari dhe Meçe debatojnë për autobusët nga Greqia për protestat, analisti: Kam raportin e shërbimit sekret të BE…

June 12, 2026
Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

Mesazhi politik i “antimitingut” të socialistëve

June 12, 2026
Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

Meçe: Protesta për Zvërnecin me dy dimensione, pas saj qëndrojnë edhe grupe interesi politike

June 12, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

June 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In