• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje e operacionit/ Policia publikon emrat: Ja ish-punonjësit e arrestuar në Kadastrën e Durrësit

by Java News
25/10/2019 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit dha detaje të reja për operacionin e koduar “RODONI”, finalizuar me vënien në pranga të 18 personave si dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Operacioni u krye nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës e Tiranë dhe FNSH, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Durrës. Për të gjithë shtetasit e arrestuar, shpallur ne kerkim apo me mase sigurie detyrim paraqitje, ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Nga hetimet që kanë zgjatur për rreth një vit, mësohet se këta punonjës, me detyrë juristë, hartograf, topograf, specialist duke shpërdoruar detyrën kanë tjetërsuar këtë hapësirë nga tokë shtetërore pa frut në tokë are, ua kanë shpërndarë personave të ndryshëm kundrejt përfitimit.

“Arrest në burg” për shtetasit e meposhtëm:

• A. I., 35 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• E. N., 34 vjeçe, ish-Drejtoreshë e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, e dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• A. K., 47 vjeç, ish-Drejtori i Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës,i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• S. I, 51 vjeç, ish-Kryetari i Komunës Ishëm, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

• Gj. B., 56 vjeç, ish-Kryetari i Komisionit të Ndarjes së Tokës në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• B. Z, 37 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë).

• M. D., 34 vjeçe, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• R. P., 31 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim).

• M. Z., 41 vjeç, jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• R. Z., 34 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shpërdorimi i detyrës” (e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë).

• D. K., 36 vjeç, ish-hartograf në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• E. SH., 69 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• L. M., 68 vjeç, anëtar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në fshatin Bizë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

• L. B., 35 vjeç, përfitues toke, i dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”.

• Gj. P., 59 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• Gj. B., 57 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• A. D., 31 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

• L. N,, 68 vjeç, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 dhe “Falsifikimi i dokumenteve” i kryer në bashkëpunim.

DETYRIM PARAQITJE

Gjithashtu, u ekzekutuan vendimet e lëshuara nga gjykata për “Detyrim paraqitjeje” para Oficerit të Policisë Gjyqësore, për shtetasit:

• A. Ç., 40 vjeçe, banues në Vlorë, përfituese, e dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” paragrafi 2, 3 i kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• Sh. A., përfitues, e datëlindjes 10.02.1966, banues në Maminas, Durrës, përfitues, i dyshuar për veprat penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• S. M., 60 vjeç, ish-jurist në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore”.

• A. Th., 29 vjeç, ish-juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, masë sigurimi “Detyrimi për t`u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 të K. Pr. Penale.

• L. K., 33 vjeçe, Përgjegjese e Zyrës Juridike në Agjencia Shtetërore e Kadastrës Durrës, e dyshuar për “Korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

• D. G., 34 vjeç, juriste në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Durrës.

NE KERKIM

Si dhe u shpallen në kërkim shtetasit:

1. L. O., administrator i një shoqërie private.

2. L. B., përfitues toke me banim në Bizë.

3. A. R., përfitues, me banim në fshatin Katund i Ri, Sukth.

g.kosovari

Next Post
Meta pozon me një vajzë japoneze: Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën

Meta pozon me një vajzë japoneze: Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In