• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Detaje/ Atentati në Fier ndaj serial killerit të rrezikshën, kush është anëtari i bandës së Lushnjes

by Java News
12/04/2018 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje mësohen për ngjarjen e një dite më parë të ndodhur në Fier, ku u qëllua me armë në drejtim të një lokali. Mësohet se pronari i tij është Agim Boriçi i njohur ndryshe si i “tmerrshmi” i Fierit, që akuzohet për të paktën tre vrasje të dokumentuara dhe një nga pjestarët e bandës famëkeqe të Lushnjes.

Ngjarja e regjistruar paraditen e djeshme në lagjen “15 Tetori” ka vënë në lëvizje policinë dhe prokurorinë duke pasur parasysh të kaluarën e tij, ndonëse ende nuk dihet nëse Boriçi ka qënë shënjestra e sulmit.

Burime të “BalkanWeb” pranë policisë së Fierit thonë se autorët kanë qëlluar plot 15 herë në drejtim të lokalit të Boriçit. Të njëjtat burime nuk përjashtojnë mundësinë që të shtënat të kenë qënë një paralajmërim për njërin nga njerëzit më “të frikshëm” të qytetit.

NGJARJA
Rreth orës 11:00 është qëlluar nga një mjet në ecje e sipër mbi lokalin e Agim Boriçit. Policia u vu në ndjekje të personave që kishin shtënë me armë mbi lokal por ka mundur të gjejnë të braktisur dhe të djegur makinën nga u qëllua në lagjen “8 Shkurti”. Brenda makinës tip “Reno” u gjet edhe një kallashnikov. “Në datën 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen “8 Shkurti” Fier, nga një automjet tip “Reno” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A.B. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit. Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen “15 Tetori” Fier”,- sqaroi policia.

KUSH ËSHTË AGIM BORICI
Agim Boriçi është një nga personat më të kërkuar të drejtësisë shqiptare. Boriçi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, për dy vrasje të ndodhura në vitet 1994 dhe 1998 në Shqipëri. Ai është dënuar me vendim të formës së prerë me 20 vjet burgim për veprat penale “vrasje me dashje” të shtetasit Ervin Gjini, më 12 prill të vitit 1994, “vrasje me dashje”, të shtetasit Edmond Zefi dhe “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë të shtetasit Agim Ulaj, më 5 qershor 1998. Po ashtu është shpallur fajtor dhe dënuar edhe për “mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Shtetasi Agim Boriçi është i dyshuar edhe si autor i disa veprave të rënda penale të ndodhura në qarkun e Fierit. Gjatë operacionit për kapjen e të shumëkërkuarit u arrestua dhe shtetasi Sabri Sallaku, 42 vjeç, lindur e banues në Tiranë, për veprën penale të “përkrahjes së autorit të krimit”.

a.ç

Next Post
VIDEO/ Sherr vajzash në Tiranë, kapje për flokësh, grushte e sharje në mes të rrugës

VIDEO/ Sherr vajzash në Tiranë, kapje për flokësh, grushte e sharje në mes të rrugës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KUVENDI LIVE! PD kërkon debat për programin e qeverisë, Balla: Ne ecim vetëm përpara!

Balla: GJKKO ndërhyri në kompetencat e Ramës! Vijojmë nismën tonë për ndarjen e pushteteve

February 19, 2026
VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

VIDEO / Pasi u rrah nga dy të rinj, rikthehet avokati i Metës: Jam bé! Bejlerët nuk thyhen!

February 19, 2026
PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

PE publikon draft raportin për Shqipërinë: Përparim për negociatat. Më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit dhe…

February 19, 2026
“Ti ke fjetur me Lulin”, Balla përplaset me Bardhin te ‘Ligjet’, deputeti i PD: Mos u merr me mua se…

Balla zbulon për PD: Mbani telefonët ndezur! Në orën 16:00 Rama takohet me Trump

February 19, 2026
LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

LIVE! Përplasje në Kuvend, Bardhi kërkon seancë për Ballukun! Balla: S’jua marrim dorën juve për nismat tona

February 19, 2026
SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

SHBA kritikon Vatikanin: Vendimi për të mos marrë pjesë në Bordin e Paqes është për të ardhur keq

February 19, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Nga zjarri partizan te greva e deputetëve, Gjin Gjoni zbulon skenarët për 20 shkurtin

February 19, 2026
Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

Si të deklaroni fitimet nga Airbnb, rrjetet sociale dhe Youtube. Tatim 15% mbi të ardhurën e mbetur pas komisioneve

February 19, 2026
Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

Lezhë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa riparonte defektet në një shtyllë, humb jetën elektricisti

February 19, 2026
INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

INSTAT: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve në janar

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In