Pas ngjarjes së rëndë ku një shqiptari iu bë atentat në Athinë, duke e qëlluar me dy plumba në gjoks, të tjera detaje kanë dalë në dritë.
Mediat greke kanë bërë të ditur se shqiptari, i cili ndodhet i plagosur rëndë në spital i përket moshës 40 vjeç, ndërsa dyshohet se është i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike
Gjithashtu mediat helene, shkruajnë se shqiptarit iu mor një çantë nga dora dhe më pas u qëllua nga dy persona.
Autorët u përpoqën që ngjarja të dukej si një grabitje dhe më pas u larguan me një mjet.










