Detaje të reja dalin në dritë nga plagosja e Ardian Çapjas mëngjesin e sotëm në Elbasan.
Nga raportimet e bëra, Çapja është goditur me snajper teksa dilte nga banesa e tij nga persona ende të paidentifikuar.
Mësohet se kjo armë është gjetur në makinën e braktisur, të cilës i ishte vënë zjarri, në një zonë të pyllëzuar në Fushë-Mbret, pikërisht në bagazhin e saj. Madje si pasojë e pranisë së plumbave në mes të zjarrit, ata shpërthyen, duke plagosur dhe një punonjës të zjarrfikëses në këmbë.
Aktualisht Çapja ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e plumbit në shpatull.
/e.rr