• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

DETAJE/ 17 ditë para arrestimit, Malltezi kishte nisur likuidimin e kompanisë nga e cila përfitoi 5.4 mln euro

by A R
22/10/2023 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat kanë siguruar dosjen e hetimit të aferës së privatizimit të ish kompeksit Partizani.

Zbulohet se Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi kishin nisur punën për likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Sipas SPAK përfitimet që Malltezi kishte marrë nga kjo shoqëri ishin në vlerën e 5.4 milionë eurove.

Mësohet se pikërisht më 4 tetor 2023, pikërisht 16 ditë nga data kur GJKKO ka marrë vendimin për arrestimin e Malltezit  është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori. Vetë Malltezi u arrestua më 21 tetor në aeroportin e Rinasit teksa kishte dalë të priste bashkëshorten, vajzën e Sali Berishës, Argita që po kthehej nga Gjermania.

“Gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit më sipër të kryejnë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen. Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh faktin se gjatë fazës së hetimeve, të dy të hetuarit kanë ndërmarrë veprime konkrete që kanë për qëllim likuidimin e shoqërisë Homeplan sh.p.k., e cila ka shërbyer ndër vite, si shoqëri për shpërndarjen e përfitimeve. Kështu, më datë 04.10.2023 është depozituar pranë QKB-së vendimi i datës 03.10.2023 për kalimin e shoqërisë në status “likuidim e sipër” dhe caktim likuidatori. Pas depozitimit të këtij vendimi statusi i shoqërisë Homeplan sh.p.k ka kaluar nga “Aktiv” në “Shoqëri në likuidim e sipër”. Duke u bazuar në veprimet e mësipërme të realizuara nga të hetuarit, gjykata çmon se ka rrezik që të hetuarit me sipër të kryejnë krime të rënda ose të njëjta të të njëjtit lloj me atë për të cilin po procedohen.” argumentohet në vendimin e GJKKO që e quan të drejtë kërkesën e SPAK për arrestinin e Malltezit.

Në vendimin e pranimit të masës së sigurisë ‘arrest me burg’ merret parasysh edhe rrezikshmëria e veprave penale të korrupsionit aktiv/pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore dhe pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, e cila vlerësohet e lartë jo vetëm për shkak të marrëdhënieve juridike që cënon dhe sanksionit të parashikuar në dispozitat përkatëse por, edhe për shkak të përhapjes që kanë marrë kohët e fundit këto vepër penale, formën e kryerjes së tyre në formën e bashkëpunimit (të thjeshtë), pasojat e ardhura, moshën dhe gjendjen familjare të të hetuarve, gjendjen e tyre gjyqësore, në kushtet e mungesës së rrethanave lehtësuese deri në këtë fazë të hetimit ”

Sipas akuzes se SPAK

Të gjitha përfitimet monetare, që ka marrë shtetasi J. M. në cilësinë e investitorit nga shoqëria “Homeplan” sh.p.k., pa investuar tek kjo e fundit, përfitime të marra para se të deklarohej si bashkëshortak në këtë shoqëri, fitimet e akumuluara ndër vite të kësaj shoqërie si dhe ato të shpërndara në vijim, pas vitit 2018, të llogaritura në total në shumën 672 976 832 lek ose 5 420 345 euro.

Gjithashtu vlerësohet se për të tre të hetuarit Jamarbër Malltezi, Sali Berisha dhe Fatmir Bektashi, plotësohet kushti i dytë i veçantë i parashikuar nga shkronja “b”, pika 3, të nenit 228 të K.Pr.Penale, pasi gjykata vlerëson se për shkak të rrethanave të faktit ka rrezik që të hetuarit të largohen.

“Gjykata arrin në këtë konkluzion, duke marrë parasysh marzhin e lartë të dënimit që sanksionojnë veprat penale për të cilat ata dyshohen, ku není 245 i Kodit Penal, parashikon dënim me burgim nga 1 deri në 5 vjet, neni 260 i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 4 deri në 12 vjet, ndërsa neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal parashikon dënim me burgim nga 7 deri në 15 vjet. Për sa më sipër, gjykata çmon dhe ekzistencën e rrezikut të ikjes së personave nën hetim.” shkruhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Report TV, Keti Banushi.

/a.r

Next Post
“Transmetimi nuk është komunitar”/ Mjeku Alimehmeti: Vaksinimi, kthim në jetën normale

Problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë/ Specialistët: Ankthi dhe stresi të pranishëm tek kjo grupmoshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com