• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Destinacioni nga Presidenca në Foltore

by Plator Nesturi
25/11/2021 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Nuk kemi të bëjmë me ndonjë destinacion turistik, por që gjithsesi shërben si promovim i sponsorizuar nga Presidenca për kuvendin e datës 11 dhjetor të thirrur nga Berisha. Ky mund të ishte thelbi i deklaratave të presidentit Meta të ditëve të fundit ndërsa përcaktohej qartë dhe haptazi në betejën që ka përfshirë partinë më të madhe të opozitës. Pak e pazakontë kjo që një president të përfshihet e të mbajë anë në një sherrnajë të një force politike, por aspak e habitshme ama kur kjo lëvizje bëhet nga Meta që nuk e ka për herë të parë të dalë jashtë kontureve që i përcakton statura e kreut të shtetit.
Dhe kjo ndodh ndërsa në pritje janë ende vendime të Gjykatës Kushtetuese dhe që mund të ishin preokupacioni kryesor në axhendën presidencale. Kjo ndodh ndërsa Gjykata Kushtetuese e ka dhënë së pari vendimin e saj ku i njeh të ligjshme zgjedhjet e 31 korrikut, çka dotë thotë që dekreti i Presidentit për shtyrje të tyre është në shkelje të Kushtetutës. Po ashtu, një tjetër vendim i Gjykatës Speciale hodhi poshtë pretendimet e presidencës dhe asaj që përbënte një kauzë njëvjecare të një beteje propagandistike kundër reformës në drejtësi dhe që në fokus kish vënë gjykatësin Dvorani. Gjykata vendosi se nuk e gjen në shkelje ligji aktivitetin e tij dhe pushimi i çështjes shënon dhe dështimin e argumentave mbi të cilat presidenti ndërtoi fushatën e tij. Por ajo çfarë është më e rëndësishme ende nuk ka ardhur, ndërsa pritet që Gjykata Kushtetuese të marrë vendim nëse është i bazuar apo jo shkarkimi nga president që i ka bërë parlamenti. Pikërisht vendimi i fundit do të ndajë nëse Presidenti do të vijojë angazhimet e tij deri në fund të mandatit apo do ta ndërpresë atë ndërsa kanë mbetur edhe rreth tetë muaj nga përfundimi i detyrës.

Por duket se Meta, pa pritur të shpallet vendimi i gjykatës, po zbret vetë në fushën e politikës ndonëse ka ende pelerinën e presidentit mbi supe. Përmendja e emrit të presidentit nga Basha si pjesë e trekëndëshit të Bermudës, pra si trekëndëshi i së keqes së këtij vendi, ishte e mirëpritur për tu përdorur si arësye për tu përfshirë në debatin politik e për të qenë sërish protagonist pas kaq muaj heshtjeje. Veç deklaratat e presidentit nuk u mjaftuan vetëm me personin Basha, dhe as me thëniet e tij të barazimit të Berishës me Ramën dhe Metën. Presidenti vajti shumë më tepër dhe sulmin e tij ndaj Bashës e shfrytëzoi për deklaruar se lideri i vërtetë i opozitarizmit në këto dy vite ka qenë ai dhe jo kreu aktual i PD. Kështu mund të kuptohet gjithë kjo ndërhyrje ndërsa në PD ka një betejë se kush do të jetë kryetari i saj. Në fakt, me daljen e fundit Meta ka shpallur kandidaturën e tij, jo për kreun e PD, por për kreun e opozitës nesër. Detyrë të cilën Berisha duket që nuk mund ta luajë dot më, dhe ku ambiciet e tij mbeten thjesht në mbajtjen nën kontroll të PD-së.

Foltores i është shtuar kështu jo një delegat tjetër me të drejtë vote, pasi Meta nuk mund të jetë pjesë e Kongresit të thirrur nga Berisha, por sidoqoftë një aleat i rëndësishëm me të cilin do të jetë loja në çift për lëvizjet e mëtejshme politike. Për të ardhur tek ky pozicion i ri, pra në atë të kreut të opozitës, Metës i është dashur të bëjë një lëvizje të panatyrshme. Madje duke sakrifikuar shumë nga vetja ndërsa ka deklaron se vendimi i tij për 31 korrikun 2019, është ndikuar nga Basha që i është ulur në gjunjë dhe i ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve vendore. Pranimi këtij fakti është konfirmim se e ka shkelur Kushtetutën me dashje në funksion të dëshirave apo skenarëve të opozitës, në një kohë kur dekreti i Presidentit nuk mund të jetë në shërbim të një pale e në dëm të palës tjetër.

Pranimi i hapur i këtij fakti do të vinte në pozitë të vështirë të ardhmen e çdo presidenti, por duket se kjo është thjesht një lëvizje e mirëmenduar e Metës. Lëvizja e tij duket e qartë pasi vullnetarisht po zhvishet nga statura e presidentit për të zbritur në fushën e betejës politike. Dhe duket si një lojtar i freskët për të kontribuar për Foltoren. Askush nuk mund të mendojë se beteja e nesërme do të jetë vijim i përplasjes së tanishme PD- LSI. Kjo përplasje është shumë periferike krahasuar me betejën e madhe se kush do të jetë ai që do të kontrollojë nesër partinë më të madhe të opozitës. Nga kjo varen skenarët se cilët dop të jenë aktorët kryesorë nesër dhe cila do të jetë klima politike. Nëse nga SHBA shpallja non grata mund të merret si një kontribut për ta shpëtuar PD-në nga “berishizmi”, dhe ndërkohë Basha nuk po gjen fuqi për tu imponuar dhe ti japë imazhin e tij PD-së së të ardhmes, në lojë janë futur shumë aktorë që duan të përfitojnë. Një ndër ta është dhe Meta që synon më shumë sesa PD-në dhe LSI-në bashkë. Synimi duket se është për ti dhënë imzhin e tij opozitës së nesërme. Veçse për këtë i duhet Berisha dhe rruga nga do të kalojë shkon përmes Foltores dhe suksesit të saj. Pak e vështirë, gjithsesi…/ fjala.al

Next Post
“Prindërit ishin shumë fanatikë”/ Habit këngëtarja shqiptare: Haja dru nga familja se këndoja

“Prindërit ishin shumë fanatikë”/ Habit këngëtarja shqiptare: Haja dru nga familja se këndoja

Comments 2

  1. leka says:
    4 years ago

    Meta nuk ka faj por parlamenti ,qe duhet te vendis qe presidenti te zgjidhet nga populli ,pasi nuk perfaqesijne sovranin por interesat politike

    Reply
  2. ppa says:
    4 years ago

    Analize e sakte dhe e qarte,e rrjedhshme dhe konkrete; pa te teperta apo “konstipacione” sic ben nje autor tjeter B.Andoni.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren

December 28, 2025
Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

Bisedimet për paqen/ Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump!

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com