• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Destabilizimi iluziv i Presidentit

by Plator Nesturi
17/04/2021 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ndërsa jemi në fushatë, fjalën e kanë subjektet politike për ofertat që kanë për elektoratin dhe nuk pritet që të flaës KQZ. Përderia merret me menazhimin e zgjedhjeve, është normale që vëmendja ndaj këtij insitucioni të jetë pikërisht në ditën e votimit e më tej gjatë numërimit e shpalljes së rezultateve. Por akuzat për mundësin e manipulimit të rezultateve me efekt përhapje paniku detyroi kreun e KQZ që të deklarohet që më parë mbylljes së fushatës. Ishte presidenti që lëshoi akuzën se një Njësinë 10 në kryeqytet, ku numërimi i votave do të bëhet në formë elektronike, ka ndërhyrje të PS në sistem për manipulimin e rezultatit. E thënë kjo nga një president, aq më tepër kur me ligj i duhet të jetë i paanshëm, të mos ndërhyjë në fushatë apo të deklarohet publikisht në favor të njërës palë, kjo deklaratë duhet marrë si akuzë e rëndë dhe alarmante përderia ka të bëjë me standartin e zgjedhjeve dhe deformimin e tyre.  Pasi nuk kemi të bëjmë me mufka politikanësh në fushatë që mund të artikulojnë lloj lloj të pavërtetash për të dëmtuar kundërshtarin. A ka ndonjë bazë e gjitha kjo, apo është thjesht një shashkë në vazhdën e debatit të ashpër president-kryeministër? Dalja sot e Celibashit, përgënjeshtroi gjithshka nga tymnaja. Nuk ka asnjë shans të ndërhyhet, u shpreh kreu u KQZ, jo vetëm në këtë njësi por në të gjithë Republikën e Shqipërisë, duke e quajtur sistemin 100% të sigurt dhe që dikush në mënyrë institucionale ta manipulojë. Duke hedhur poshtë këtë insinuatë për vjedhje, të cilën Celibashi e quajti deklaratë politikanësh, pavarësisht se akuza u bë nga presidenti që është dhe kreu i shtetit, qetësoi jo thjesht opinionin publik por dhe çmontoi insinuatat që duan të venë që më parë dyshimin tek zgjedhjet. Të ngrihen akuza të tilla, aq më tepër nga shtetarë, duhet të mbështetn mbi informacione të qëndrueshme, e kryesisht nga institucionet e specializuara. Ndaj nëse ngritja e një paniku që më parë e që vë në diskutim ligjshmërinë e zgjedhjeve apo të rezultateve të saj bëhet mbi baza interesash politike, kjo presupozon se qëllimi nuk është ruajtja e legjitimitetit të zgjedhjeve, por se ka një skenar destabilizimi. Në këtë rast nuk vihet në dyshim vetëm KQZ si institucioni shtetëror që është përgjegjëse për zgjedhjet, por vetë sistemi mbi të cilën ngrihet pushteti që ngrihet mbi votën.

Next Post
“I thashë, mund të marrësh gjithë qeverinë, përveç…”/ Rama zbulon çfarë i tha Bashës në darkën e 17 majit: Si opozitar do e mundja Ramën kryeministër

"I thashë, mund të marrësh gjithë qeverinë, përveç..."/ Rama zbulon çfarë i tha Bashës në darkën e 17 majit: Si opozitar do e mundja Ramën kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

Shpërthimi në Elbasan, Llatja për ABC News: Ja sa do të përfitojnë banorët e pallatit nga bonusi i qirasë (VIDEO)

November 11, 2026
“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

“Të depolitizojmë pjesërisht komisionet”- Balla tregon 4 pikat e Reformës Zgjedhore: Të hedhim një hap, opozitën e ftoj që…

November 11, 2026
Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

Shoferi i autobusit me nxënës tentoi të shmangë përplasjen me motorin, humbin jetën pesë vajza pas rënies në liqen!

November 11, 2026
Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

Serbi/ Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë, Rade Basta dyshohet se i shkaktoi dëm prej miliona eurosh ndërmarrjes publike!

November 11, 2026
Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

Përfundojnë punimet në Kalanë e Kaninës, monumenti historik pret vizitorët me infrastrukturë të përmirësuar!

November 11, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

“Mbajtja në paraburgim, shkelje e të drejtave”- Veliaj kërkoi të marrë pjesë në Asamble, Balla: Përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete!

November 11, 2026
Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

Vizita në Itali, ministri Gogu zhvillon tre takime me zyrtarë të lartë në Romë: Forcim i bashkëpunimit në Drejtësi mes dy vendeve!

November 11, 2026
Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

Sherri mes për vendin e parkimit në Vlorë, Policia i shoqëron 3 të rinjtë, zbulohet edhe shkaku i konfliktit! (VIDEO)

November 11, 2026
“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

“Më 30 nëntor afati i fundit i Komisionit”- Reforma Zgjedhore, Balla: PD të ndajë bojkotin! S’mund të bëhet e njëjta lojë në kurriz të integrimit!

November 11, 2026
Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

Buxhet 32.2 miliardë lekë për spitalet në vitin 2027, Spahiu: Shërbime më cilësore, me pacientin gjithmonë në qendër!

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In