Konferenca e Kryetarëve ka vendosur sot që raundi i tretë për zgjedhjen e Presidentit të jetë 30 maji ora 10:00.
Po ashtu, u votua që zhvillimi i mbledhjes në Komisionin e Ligjeve për këtë çështje të zhvillohet po në 30 maj në orën 9:00.
Ndërsa afati i dorëzimit të dokumentacionit për kandidat për President është data 29 maj deri në orën 16:00.
Ndërkohë kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti thirrjen për opozitën që të sjellin propozimin, me qëllim që mazhoranca dhe vlerësojë dhe të japë opinionin e vet.
“Hajdeni që tani të ulemi në një nga zyrat e Kuvendit. Ju sillni propozimin. Ne do e shohim, do japim komentet tona. Opozita mund të vijë edhe me një kandidat të vetin”, u shpreh Balla.
g.kosovari











